User Manual
Shqip
Shqip14
Zgjidhja e problemeve
Shenja treguese Lista e verifikimit
"Jet Bot" nuk punon
fare.
• Kontrolloni nëse çelësi elektrik është i ndezur.
• Kontrolloni nëse treguesi i statusit është i ndezur.
• Kontrolloni nëse bateria e "Jet Bot" është shkarkuar.
- Kur treguesi i statusit të "Jet Bot" bëhet i kuq dhe qëndron i tillë,
vendoseni atë manualisht në stacion për ta karikuar.
• Kur e karikoni manualisht "Jet Bot" për shkak se bateria i është
shkarkuar plotësisht, butonat e tij nuk funksionojnë. Pasi të jetë
karikuar pjesërisht (rreth 10-20 minuta më vonë), treguesi i statusit
ndizet dhe butonat funksionojnë përsëri.
"Jet Bot" ka ndaluar
gjatë pastrimit.
• Kur treguesi i statusit të "Jet Bot" bëhet i kuq dhe qëndron i tillë,
vendoseni atë manualisht në stacion për ta karikuar.
• Kur "Jet Bot" ndalohet nga pengesa, si p.sh. kordonë, pengesa, pragje,
një vend i ngritur etj., ngrijeni dhe largojeni nga pengesa.
- Nëse në rrotën drejtuese ngecin lecka ose fije, fikni çelësin elektrik
dhe hiqeni leckën ose fijen përpara se ta përdorni përsëri.
• Kontrolloni nëse janë caktuar zona të ndaluara.
Fuqia thithëse është e
dobët.
• Kur ka shumë pluhur në koshin e pluhurave, fuqia thithëse mund të
dobësohet. Fikni çelësin elektrik dhe boshatisni koshin e pluhurave.
• Nëse furça në pjesën e poshtme të "Jet Bot" bllokohet nga lëndë të
huaja, fikni çelësin elektrik dhe hiqni lëndën e huaj nga furça.
• Kur zhurma rritet papritur, fikni çelësin elektrik dhe boshatisni koshin
e pluhurave.
"Jet Bot" nuk mund të
gjejë stacionin.
• Kontrolloni nëse ka ndërprerje të energjisë ose nëse spina nuk është
futur në prizë.
• Hiqni pengesat rreth stacionit të cilat mund të pengojnë kthimin e
"Jet Bot" te stacioni.
• Kur në terminalet e karikimit ka lëndë të huaja, kjo mund të ndikojë
në karikim. Pastrojeni terminalin nga lënda e huaj.
"Jet Bot" nuk e dikton
shënjuesin e kufirit
dhe e kalon kufirin.
• Sigurohuni që shënjuesit e kufirit të jenë vendosur në formën
(
) 15 cm përpara vendeve ku "Jet Bot" nuk duhet të kalojë.