User Manual
Shqip
Shqip 5
Stacioni
• Mos e modifikoni spinën e polarizuar për ta
përshtatur me prizë të papolarizuar apo me
kordon zgjatues.
• Mos e përdorni në ambiente të jashtme apo
në sipërfaqe të lagura.
• Hiqeni stacionin nga priza kur nuk është
në përdorim dhe përpara kryerjes së
mirëmbajtjes.
• Përdorni vetëm stacionin e ofruar nga
prodhuesi për karikimin.
• Mos e përdorni me kordon ose spinë të
dëmtuar, ose me prizë elektrike të lirshme.
• Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga
kordoni, mos e përdorni kordonin si dorezë,
mos e mbyllni derën sipër kordonit dhe mos
e tërhiqni kordonin duke e prekur te skajet
ose te këndet e mprehta. Mbajeni kordonin
larg sipërfaqeve të nxehta.
• Mos përdorni kordonë zgjatues ose priza
me kapacitet të papërshtatshëm përçimi të
korrentit.
• Mos e hiqni nga priza duke e tërhequr nga
kordoni. Për ta hequr nga priza, kapeni nga
spina dhe jo nga kordoni.
• Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë,
pasi mund të shpërthejnë në temperatura
të larta.
• Mos u mundoni ta hapni stacionin.
Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një
qendër e kualifikuar e kujdesit ndaj klientit.
• Mos e ekspozoni stacionin ndaj
temperaturave të larta ose mos e lejoni që
stacioni të bjerë në kontakt me lagështi të
çfarëdo lloji.
• Mos i karikoni bateritë e pakarikueshme me
stacionin.
Jet Bot
• Mos fshini objekte të forta ose të mprehta,
si p.sh. xhama, thonj, vida, monedha etj.
• Mos e përdorni pa vendosur filtër. Kur jeni
duke kryer mirëmbajtjen e njësisë, mos i
futni asnjëherë gishtat ose objekte të tjera
në folenë e ventilimit, pasi pajisja mund të
ndizet aksidentalisht.
• Mos vendosni objekte te vrimat. Mos e
përdorni me vrima të bllokuara; mbajini
vrimat të pastra nga pluhuri, fijet, qimet
dhe nga çdo gjë tjetër që mund të reduktojë
qarkullimin e ajrit.
• Mos fshini materiale toksike (zbardhues
klori, amoniak, pastrues tubash etj.).
• Mos fshini asgjë që është duke u djegur ose
që nxjerr tym, si p.sh. cigaret, shkrepëset
ose hirin e nxehtë.
• Mos e përdorni për të fshirë lëndë të
djegshme ose të ndezshme si benzina ose
në zona ku mund të jenë të pranishme
lëndë të tilla.
• Gjithashtu, mos e përdorni në:
- Vende me qirinj ose abazhurë tryeze në
dysheme.
- Vende me zjarr të pambikëqyrur (zjarr ose
prush).
- Vende me alkool të distiluar, hollues, tavlla
me cigare të ndezura etj.
• Mos e përdorni "Jet Bot" në hapësira të
mbyllura e të mbushura me avuj të çliruar
nga bojërat me bazë vaji, holluesit e bojës,
substancat kundër molave, pluhurat e
djegshëm ose avuj të tjerë shpërthyes apo
toksikë.
• Rrjedhjet nga pilat e baterisë mund të
ndodhin në kushte ekstreme përdorimi ose
temperature. Nëse lëngu ju bie mbi lëkurë,
lajeni shpejt me ujë. Nëse lëngu ju bie në
sy, shpëlajini menjëherë me ujë të pastër
për së paku 10 minuta. Kërkoni ndihmë
mjekësore.
Informacione për sigurinë