User Manual

Shqip
Shqip4
Informacione për sigurinë
• Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni
tërësisht këtë manual dhe ruajeni për
referencë.
• Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të
përdorimit mbulojnë modele të ndryshme,
karakteristikat e fshesës suaj me korrent
mund të ndryshojnë disi nga ato që
përshkruhen në këtë manual.
Simbolet e përdorura të kujdesit/
paralajmërimit
PARALAJMËRIM
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të
rëndë.
KUJDES
Tregon se ka rrezik lëndimi personal ose
dëmtimi material.
Simbole të tjera të përdorura
SHËNIM
Tregon se teksti në vijim përmban
informacion të rëndësishëm shtesë.
Mospërmbushja e këtyre kërkesave mund të
dëmtojë pjesët e brendshme të fshesës me
korrent dhe ta bëjë garancinë të pavlefshme.
Të përgjithshme
• Mos lejoni që të përdoret si lodër. Kërkohet
kujdes i veçantë kur përdoret nga fëmijët
ose pranë tyre.
• Përdoreni vetëm siç përshkruhet në kë
manual.
• Mos e përdorni "Jet Bot" ose stacionin nëse
janë dëmtuar në ndonjë mënyrë.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç
duhet, është rrëzuar, është dëmtuar, është
lënë në ambiente të jashtme ose ka rënë në
ujë, kthejeni atë në qendrën e kujdesit ndaj
klientit.
• Mos e kapni stacionin apo "Jet Bot" nëse i
keni duart e lagura.
• Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata dhe
në ambiente të brendshme.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi
të reduktuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish
nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje
me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse
i kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Fëmijët
nuk duhet ta pastrojnë apo të kryejnë
mirëmbajtje të fshesës me korrent pa
mbikëqyrjen e të rriturve.
• Largoni kordonët e pajisjeve të tjera, në
mënyrë që ata të mos ndodhen në zonën që
do të pastrohet.
• Mos e përdorni fshesën me korrent në një
dhomë ku është duke fjetur një foshnjë apo
një fëmijë.
• Mos e përdorni fshesën me korrent në një
zonë ku ka qirinj të ndezur ose objekte
delikate në dysheme.
• Mos e përdorni fshesën me korrent në një
dhomë ku ka qirinj të ndezur mbi mobilie,
me të cilat fshesa me korrent mund të
përplaset aksidentalisht.
• Mos i lejoni fëmijët të ulen mbi fshesën me
korrent.
• Mos e përdorni fshesën me korrent mbi një
sipërfaqe të lagur.
• Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni
elektrik është dëmtuar, ai duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, nga agjenti i
shërbimit ose nga një person me kualifikim
të ngjashëm.
• Për informacion rreth zotimeve mjedisore
të "Samsung" dhe detyrimeve rregullatore
specifike për produktin, p.sh. REACH
(WEEE, bateritë), vizitoni: samsung.com/
uk/aboutsamsung/samsungelectronics/
corporatecitizenship/data_corner.html