User Manual

funksionimi _27
02 FUNKSIONIMI
KUJDES
HEQJA E AKSESORËVE TË
FRIGORIFERIT
1. Hiqni raftin prej xhami që ndalon derdhjen duke
e tërhequr raftin deri në fund. Pastaj, ngrijeni dhe
hiqeni me kujdes.
2. Hiqni sirtarin e perimeve dhe frutave duke
shtypur dhëmbëzimet që gjenden në anën e
majtë dhe të djathtë brenda të kapakut të kutisë
së perimeve/kutisë
së thatë dhe hiqeni
duke e tërhequr nga
përpara.
Mbajeni sirtarin me
njërën dorë, ngrijeni
pak lart ndërkohë që
e tërhiqni nga përpara
dhe nxirreni nga
frigoriferi.
3. Hiqni koshin e madh të derës duke e mbajtur me
të dyja duart dhe duke e ngritur lart me kujdes.
4. Rafti Z është i bashkuar me murin e kabinetit.
Hiqni raftin e verës duke e rrëshqitur për lart dhe
duke e ngritur me kujdes për ta nxjerrë nga buzët
mbajtëse.
Sigurohuni që rafti Z të vendoset siç
tregohet në diagram dhe jo përmbys.
Përpara se të hiqni
aksesorët, sigurohuni që të
mos ju pengojë ushqimi.
Kur është e mundur, hiqni të gjitha ushqimet për
të reduktuar rrezikun e aksidenteve.
Për të përftuar efikasitetin më të mirë të
energjisë për këtë produkt, ju lutemi lërini të
gjithë raftet, sirtarët dhe koshat në pozicionin e
tyre fillestar si në figurën në faqen (25).
PASTRIMI I FRIGORIFERIT
Mos përdorni benzinë, hollues, Clorox ose
klorur për ta pastruar.
Ato mund të dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes
dhe mund të shkaktojnë zjarr.
Mos e spërkatni frigoriferin me ujë kur ai
është në prizë, sepse mund të shkaktohet
goditje elektrike.
Mos e pastroni frigoriferin me benzol,
hollues ose detergjent makinash sepse ka
rrezik zjarri.
NDËRRIMI I DRITËS SË
BRENDSHME
Për llambën LED, ju lutemi kontaktoni inxhinierin
e shërbimit për ta ndërruar.
PARALAJMËRIM
KUJDES