User Manual

2_ informacion sigurie
informacion sigurie
INFORMACION SIGURIE
Përpara përdorimit të
pajisjes, lexojeni këtë manual
deri në fund dhe mbajeni
në një vend të sigurt pranë
pajisjes, për referencë në të
ardhmen.
Përdoreni pajisjen vetëm për
qëllimin e saj të menduar,
siç përshkruhet në këtë
manual udhëzues. Kjo
pajisje nuk është menduar
që të përdoret nga persona
(përfshirë fëmijë) me aftësi
të kufizuara fizike, ndijimore
ose mendore, ose që nuk
kanë përvojë dhe njohuri,
përveç rastit kur mbikëqyren
ose iu jepen udhëzime
në lidhje me përdorimin
e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e
tyre.
Paralajmërimet dhe
udhëzimet e rëndësishme
për sigurinë në këtë manual
nuk i mbulojnë të gjitha
kushtet dhe situatat e
mundshme që mund të
ndodhin. Është përgjegjësia
juaj që të përdorni logjikën,
të kini vëmendje dhe të bëni
kujdes kur e instaloni, e
mirëmbani dhe e përdorni
pajisjen tuaj.
Duke qenë se udhëzimet
vijuese të përdorimit
mbulojnë modele të
ndryshme, karakteristikat
e frigoriferit tuaj mund të
ndryshojnë pak nga ato që
përshkruhen në këtë manual
dhe jo të gjitha shenjat e
paralajmërimit mund të
gjejnë zbatim. Nëse keni
pyetje ose shqetësime,
kontaktoni me qendrën më
të afërt të shërbimit ose gjeni
ndihmë dhe informacion në
linjë në www.samsung.com.