User manual

7 Pyetjet më
të shpeshta
Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen.
Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni
kufjet.
Nuk mund t’i lidh kufjet me një telefon
celular.
Bluetooth-i është çaktivuar. Aktivizoni
veçorinë Bluetooth në celularin tuaj
dhe ndizni celularin para t’i ndizni
kufjet.
Çiftimi nuk punon.
Sigurohuni që kufjet janë në
modalitetin e çiftimit.
Ndiqni hapat që tregohen në këtë
manual përdorimi (shikoni "Çiftojini
kufjet me telefonin celular" në
faqen 5).
Sigurohuni që drita LED të pulsojë
në ngjyrë blu dhe të bardhë me
radhë para se ta lëshoni. Mos e
mbani shtypur butonin nëse shikoni
vetëm dritën LED blu.
Telefoni celular nuk i gjen dot kufjet.
Kufjet mund të jenë lidhur me një
pajisje të çiftuar më parë. Fikni
pajisjen e lidhur ose nxirreni jashtë
fushës.
Çiftimi mund të jetë fshirë ose kufjet
janë çiftuar më parë me një pajisje
tjetër. Çiftojini kufjet me telefonin
celular përsëri siç tregohet në
manualin e përdorimit (shiko
"Çiftimi i kufjeve me telefonin
celular" në faqen 5).
Kufjet e mia me Bluetooth janë lidhur
me një telefon celular me Bluetooth
stereo, por muzika luhet vetëm në
boksin e celularit tim.
Referojuni manualit të përdorimit të
telefonit tuaj celular. Zgjidhni të dëgjoni
muzikë përmes kufjeve.
Cilësia audio është e varfër dhe mund
të dëgjohet zhurmë e çjerrë.
Pajisja Bluetooth është jashtë rrezes.
Afroni kufjet dhe pajisjen Bluetooth, ose
largoni pengesat mes tyre.
Cilësia audio është e dobët kur
transmetimi nga celulari është shumë i
ngadaltë, ose transmetimi audio nuk
punon fare.
Sigurohuni që celulari juaj mbështet jo
vetëm (mono) HSP/HFP por edhe A2DP
(shiko të "Të dhëna teknike" në faqen 8).
Unë dëgjoj por nuk të kontrolloj
muzikën në pajisjen time Bluetooth
(p.sh. luaj/ndalo/kalo
përpara/mbrapa).
Sigurohuni që burimi audio i Bluetooth
mbështet AVRCP (shih "Të dhënat
teknike" në faqen 8).
Për ndihmë të mëtejshme, vizitoni
www.philips.com/support.
SQ 11