operation manual

9 Pyetje të bëra
shpesh
Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen.
Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet.
Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth
me pajisjen time me Bluetooth.
Bluetooth është çaktivizuar. Aktivizoni
Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth
dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se
të ndizni kufjet.
Çiftimi nuk punon.
Vendosini të dyja kufjet në kutinë e
karikimit.
Sigurohuni që të keni çaktivizuar
Bluetooth të çdo pajisjeje tjetër me
Bluetooth me të cilën jeni lidhur më
përpara.
Në pajisjen tuaj me Bluetooth, fshini
"Philips TAT4507" nga lista e Bluetooth.
Çiftoni kufjet (shikoni “Çiftimi i kufjeve
me pajisjen Bluetooth për herë të
parë” në faqen 6).
Pajisja me Bluetooth nuk i gjen dot
kufjet.
Kufjet mund të jenë lidhur me një
pajisje të çiftuar më parë. Fikeni
pajisjen e lidhur ose largojeni jashtë
rrezes.
Çiftimi mund të jetë fshirë ose kufjet
janë çiftuar më parë me një pajisje
tjetër. Çiftojini përsëri kufjet me
pajisjen me Bluetooth siç tregohet në
manual. (shikoni ‘Çiftimi i kufjeve me
pajisjen me Bluetooth për herë të
parë’ në faqen 6).
16 SQ
Kufjet e mia me Bluetooth janë lidhur
me një telefon celular me Bluetooth
stereo, por muzika luhet vetëm në
boksin e celularit tim.
Shikoni manualin e përdorimit të celularit
tuaj. Zgjidhni të dëgjoni muzikë përmes
kufjeve.
Cilësia e audios është e dobët dhe mund
të dëgjohet zhurmë e çjerrë.
Pajisja Bluetooth është jashtë rrezes.
Afroni kufjet dhe dhe pajisjen
Bluetooth, ose largoni pengesat mes
tyre.
Karikoni kufjet.
Cilësia e audios është e dobët kur
përcillni audio nga një celular, është
shumë e ngadaltë ose streaming nuk
funksionon fare.
Sigurohuni që telefoni celular mbështet jo
vetëm (mono) HFP, por mbështet edhe
A2DP dhe është i pajtueshëm me BT4.0x
(ose më i lartë) (shiko “Të dhëna teknike”
në faqen 11).
Kufja e djathtë dhe ajo e majtë janë të
shkëputura nga njëra-tjetra.
Vendosini të dyja kufjet në kutinë e
karikimit, mbajeni kapakun të hapur.
Shtypni shkurtimisht 3 herë butonin e
kasës.