Kufjet Seria 3000 TAT3216 Manuali i përdorimit Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.
Përmbajtja 1 7 Njoftim Udhëzime të rëndësishme sigurie 2 Siguria e dëgjimit Informacione të përgjithshme 2 2 2 Kufjet tuaja True Wireless 3 Çfarë ka në kuti Pajisje të tjera Përmbledhje për kufjet tuaja True Wireless 3 3 3 Fillimi Karikimi i baterisë Çiftimi i kufjet me pajisjen me Bluetooth për herë të parë Përdorimi si një kufje e vetme (modaliteti mono) Çiftimi i kufjeve me një pajisje tjetër me Bluetooth 4 Përdorimi i kufjeve Lidhja e kufjeve me pajisjen me Bluetooth Kontrollimi i telefonatav
1 Udhëzime të rëndësishme sigurie Siguria e dëgjimit Rrezik Për të shmangur dëmtimin e të dëgjuarit, kufizoni kohën që përdorni kufjet në volume të larta dhe vendoseni volumin në një nivel të sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e shkurtër është koha e dëgjimit të sigurt. Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme kur përdorni kufjet. • Dëgjoni me volum të arsyeshëm dhe për periudha kohe të arsyeshme. • Bëni kujdes të mos e ngrini vazhdimisht volumin ndërsa mësoheni me dëgjimin.
2 Kufjet tuaja True Wireless Udhëzues i shkurtër Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini në Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin në www.philips.com/support. Me këto kufje Philips True Wireless, ju mund: • të bëni telefonata të rehatshme pa lidhje me tel dhe me duar të lira; • të dëgjoni dhe kontrolloni muzikë pa lidhje me tel; • të kaloni mes telefonatave dhe muzikës.
Përmbledhje për kufjet tuaja me valë 6 1. Paneli i prekjeve 2. Drita treguese LED (kufjet) 3. Drita treguese LED (kasa e karikimit) 4. Butoni multifunksional 5. Treguesi LED 6.
3 Fillimi Karikimi i baterisë Shënim Para se t’i përdorni kufjet për herë të parë, vendosini kufjet në kutinë e karikimit dhe karikoni baterinë për 2 orë që bateria të ketë kapacitet dhe jetëgjatësi optimale. Përdorni vetëm kabllon origjinale USB-C karikimit për të shmangur dëmtimet. Mbaroni telefonatën para se të karikoni kufjet, pasi lidhja e kufjeve për karikim do t’i fikë ato. Karikimi Vendosini kufjet në kasën e karikimit dhe mbylleni kapakun e kasës së karikimit.
Shembulli i mëposhtëm tregon si t’i çiftoni kufjet me pajisjen tuaj me Bluetooth. Aktivizoni funksionin Bluetooth të pajisjeve tuaja me Bluetooth dhe zgjidhni Philips TAT3216. Formoni fjalëkalimin e kufjeve "0000" (4 zero) nëse ju kërkohet. Për ato pajisje që kanë Bluetooth 3.0 ose më të lartë, nuk ka nevojë të vendosni një fjalëkalim.
4 Përdorimi i kufjeve Lidhja e kufjeve me një pajisje Bluetooth Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth. Ndezja/fikja Detyra Prekje / Buton Funksionimi Ndizini kufjet Hapni kapakun e kasës së karikimit Fikini kufjet mbylleni kapakun e kasës së karikimit Hapeni kapakun e sipërm nga kutia e karikimit. Drita LED pulson ngjyrë blu. Kufjet do të kërkojnë pajisjen me Bluetooth me të cilën janë lidhur për herë të fundit dhe do të lidhen përsëri me të automatikisht.
Statusi i treguesit LED Statusi i kufjeve Treguesi Kufjet janë të lidhura me një pajisje me Bluetooth. Drita LED blu pulson për 1 sekondë Kufjet janë gati për çiftim Drita LED blu dhe e bardhë pulson me radhë Nëse nuk bëhet asnjë lidhje për 1 minutë, kufjet hyjnë në modalitetin e çiftimit për 2 minuta. Drita LED blu dhe e bardhë pulsojnë. Kufjet janë të ndezura por nuk janë të lidhura me një pajisje me Bluetooth Nivel i ulët i baterisë (kufje) Do të dëgjoni "bateri low" në kufje.
5 Rivendosja e parametrave të fabrikës në kufje Nëse hasni ndonjë problem me lidhjen, mund të ndiqni procedurën e mëposhtme për të bërë rivendosjen e të dhënave të fabrikës në kufje. Në pajisjen tuaj me Bluetooth, shkoni te menuja e Bluetooth dhe fshijeni Philips TAT3216 nga lista e pajisjeve. Çaktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth. Vendosini kufjet përsëri në kasën e karikimit dhe hapeni kapakun e kasës së karikimit. Shtypeni 3 herë butonin multifunksional në kasën e karikimit.
6 Të dhëna teknike Kufjet Koha e muzikës: 6 orë (18 orë të tjera me kasën e karikimit) Koha e bisedës: 5 orë (15 orë të tjera me kasën e karikimit) Koha në pritje: 80 orë Koha e karikimit: 2 orë Bateri e karikueshme me jone litiumi: 55 mAh në secilën kufje Versioni i Bluetooth: 5.0 Profilet e pajtueshme Bluetooth: • A2DP (Profil i avancuar i shpërndarjes së audios) • AVRCP (Profil i avancuar i kontrollit në distancë të audios dhe videos) Kodek audio që mbështetet: SBC, HFP, HSP Rrezja e frekuencave: 2.
7 Njoftim Deklarata e konformitetit Me anë të kësaj, MMD Hong Kong Holding Limited deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe me dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Mund ta gjeni deklaratën e konformitetit në www.p4c.philips.com. Heqja e baterisë së brendshme Nëse në vendin tuaj nuk ka sistem grumbullimi/riciklimi për produkte elektronike, mund ta mbroni mjedisin duke e hequr dhe ricikluar baterinë para se t’i hidhni kufjet.
Pajtueshmëria me EMF Ky produkt përputhet me të gjitha standardet dhe rregulloret përkatëse në lidhje me ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike. Informacione mjedisore Të gjitha paketimet e panevojshme janë hequr. Jemi përpjekur ta bëjmë paketimin të lehtë për t’u ndarë në tre materiale: karton (kutia), shkumë polisteroli (amortizatori) dhe polietilen (qeset, fleta e shkumës mbrojtëse.) Sistemi përbëhet nga materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren nëse çmontohen nga një kompani e specializuar.
CAN ICES-3(B)/NMB-3(B) Deklarata IC për ekspozimin ndaj rrezatimit: Pajisja përputhet me kufijtë Kanadasë për ekspozimin ndaj rrezatimit, që janë përcaktuar për mjediset e pakontrolluara. Ky transmetues nuk mund të vendoset ose përdoret së bashku me një antenë ose transmetues tjetër.
8 Markat tregtare Bluetooth Fjala e markës dhe logot e Bluetooth® janë marka të regjistruara tregtare të zotëruara nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga MMD Hong Kong Holding Limited bëhet me licencë. Markat e tjera tregtare dhe emrat e tjerë tregtarë u përkasin pronarëve të tyre përkatës. Siri Siri është një markë tregtare e Apple Inc., e regjistruar në SHBA dhe në vende të tjera. Google Google dhe Google Play janë marka tregtare të Google LLC.
9 Pyetje të bëra shpesh Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen. Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet. Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth me pajisjen time me Bluetooth. Bluetooth është çaktivizuar. Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se të ndizni kufjet. Çiftimi nuk punon. • Vendosini të dyja kufjet në kutinë e karikimit. • Sigurohuni që të keni çaktivizuar Bluetooth të çdo pajisjeje tjetër me Bluetooth me të cilën jeni lidhur më përpara.
Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka të tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited ose të një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi në lidhje me këtë produkt. UM_TAT3216_00_SQ_V1.