User manual

5SQ
3 Fillimi
Karikimi i baterisë
Shënim
Para se t’i përdorni kufjet për herë të parë, vendosini
kufjet në kasën e karikimit dhe karikoni baterinë për 2
orë që bateria të ketë kapacitet dhe jetëgjatësi optimale.
Përdorni vetëm kabllin origjinal USB të karikimit për të
shmangur çfarëdo dëmtimi.
Mbaroni telefonatën para se t'i karikoni kufjet, pasi lidhja
e kufjeve për karikim do t’i fikë ato.
Kasa e karikimit
Lidhni njërën anë të kabllit USB në kasën e karikimit,
dhe anën tjetër me energjinë.
Kasa e karikimit do të fillojë të
karikohet.
Procesi i karikimit verifikohet nga drita
LED blu në panelin përpara.
Kur kasa e karikimit të jetë karikuar
plotësisht, ndizet drita blu.
Këshillë
Kasa e karikimit shërben si bateri rezervë portative për
të karikuar kufjet. Kur kasa e karikimit është e karikuar
plotësisht, ajo siguron 3 cikle të plota karikimi për
kufjet.
Treguesi LED i baterisë i
ndezur, kasa e karikimit
Ndërsa kufjet karikohen, drita LED blu do të
ndizet.
Drita LED blu e katërt pulson çdo 1s, dhe
të tjerat qëndrojnë ndezur kur ka 75-100%
energji.
Drita LED blu e parë dhe e dytë qëndron
ndezur, dhe drita e tretë dhe e katërt
pulsojnë me radhë, duke pulsuar çdo 1s kur
ka 50-75% energji.
Drita LED blu e parë qëndron ndezur, dhe
drita e dytë, e tretë dhe e katërt pulsojnë
me radhë, duke pulsuar çdo 1s kur ka 25-
50% energji.
Kur 4 drita LED blu pulsojnë çdo sekondë
kur ka 0-25% energji.
Kufjet
Vendosini kufjet në kasën e karikimit.
Kufjet do të fillojnë të karikohen.
Procesi i karikimit verifikohet nga drita
LED e bardhë në kufje.
Kur kufjet janë të karikuara plotësisht,
drita e bardhë fiket.
Këshillë
Normalisht, karikimi i plotë zgjat 2 orë (për kufjet ose
kasën e karikimit).