User manual

12 SQ
Kufjet e mia me Bluetooth janë të lidhura
me një telefon celular me Bluetooth stereo,
por muzika luhet vetëm në boksin e
telefonit celular.
Shikoni manualin e përdorimit të telefonit
celular. Zgjidhni të dëgjoni muzikë
nëpërmjet kufjeve.
Cilësia e audios është e dobët dhe mund të
dëgjohet zhurmë e çjerrë.
Pajisja me Bluetooth është jashtë rrezes.
Reduktoni distancën midis kufjeve dhe
pajisjeve Bluetooth, ose hiqni pengesat
midis tyre.
Karikoni kufjet.
Pajisja me Bluetooth nuk i gjen dot kufjet.
Kufjet mund të jenë lidhur me një pajisje
që janë çiftuar më parë. Fikeni pajisjen e
lidhur ose largojini jashtë rrezes.
Çiftimi mund të jetë rivendosur ose kufjet
janë çiftuar më parë me një pajisje tjetër.
Çiftoni sërish kufjet me pajisjen
Bluetooth përshkruhet në manualin e
përdorimit. (shiko "Çiftimi i kufjeve me
pajisjen Bluetooth për herë të parë" në
faqen 6).
Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen.
Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet.
Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth
me pajisjen time me Bluetooth.
Bluetooth është çaktivizuar. Aktivizoni
Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth
dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se
të ndizni kufjet.
Si ta fshini çiftimin.
Mbani shtypur njëkohësisht butonin e
energjisë + butonin ANC për 3s, drita LED
ndizet në ngjyrë blu dhe më pas ket.
Dëgjoj por nuk e kontrolloj dot muzikën në
pajisjen time me Bluetooth (p.sh.
luaj/ndalo/kalo përpara/mbrapa).
Sigurohuni që burimi audio i Bluetooth
mbështet AVRCP (shiko "Të dhëna
teknike" në faqen 8).
Niveli i volumit të kufjeve është shumë i
ulët.
Disa pajisje me Bluetooth nuk e lidhin dot
nivelin e volumit me kufjet me anë të
sinkronizimit të volumit. Në këtë rast duhet
të rregulloni veçmas volumin në pajisjen
tuaj me Bluetooth që ta çoni volumin në
nivelin që doni.
8 Pyetje të
bëra shpesh
Për ndihmë të mëtejshme, vizitoni www.philips.com/support.