User Guide

- 5 -
- Bëni kujdes kur hidhni lëngje të nxehta në gotën e masave,
pasi lëngjet e nxehta dhe avulli mund të dalin jashtë e të
shkaktojnë djegie�
- Lëreni pajisjen të ftohet për 10 minuta para se të avulloni një
grup tjetër përbërësish�
- Pajisja nuk është e destinuar për copëtimin e përbërësve të
fortë si kubikë akulli dhe sheqeri�
- Mos e lini pajisjen të përziejë për më shumë se 30 sekonda për
rast� Nëse nuk keni mbaruar përzierjen pas 30 sekondash,
keni pajisjen dhe prisni disa sekonda para se të vazhdoni.
Nëse pajisja nxehet, lëreni të ftohet për disa minuta para se të
vazhdoni�
- Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale
dhe të rrafshët� Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme
të lirë rreth saj për të parandaluar dëmtimin e p�sh� mobilieve
apo objekteve të tjera, pasi pajisja lëshon avull të nxehtë gjatë
përdorimit�
- Mos e përdorni pajisjen nëse është rrëzuar apo ka pësuar
ndonjë dëmtim� Dërgojeni për riparim te një pikë servisi e
autorizuar nga "Philips"�
- Asnjëherë mos vendosni ujë, lëngje të tjera ose ushqim të
përzier në kanë për avullim për të shmangur dëmtimin e
pajisjes�
- Kur avulloni përbërësit, sigurohuni që të mos e tejmbushni
kanën� Sigurohuni që buza e sipërme e njësisë së gjelbër të
teheve të mos jetë e mbuluar me ushqim�
- Kur përzieni lëngje, mos e tejkaloni nivelin maksimal të treguar
në kanë (450ml).
- Mos futni asnjë objekt në anën e mbushjes ose daljen e avullit�
- Asnjëherë mos përdorni funksionin e avullimit pa ujë�
- Sigurohuni që të mos tejmbushni depozitën e ujit (maks�
200ml). Mos e tejkaloni nivelin maksimal të përcaktuar në
kupën e vogël�
- Asnjëherë mos e mbushni depozitën e ujit gjatë
procesit të avullimit, pasi uji i nxehtë dhe avulli
mund të dalin nga pajisja si rezultat�