SCF870 Manuali i përdorimit
Përmbajtja E rëndësishme ������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� 3 Hyrje ������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� 7 Përshkrim i përgjithshëm ����������������������������������������������������������������������������������������������� 8 Për t'u pasur parasysh ���������������������������������������������������������������������������������
E rëndësishme Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen, si dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik - Mos e zhytni kurrë njësinë motorike në ujë apo në ndonjë lëng tjetër, as mos e shpëlani në rubinet. Paralajmërim - Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal. - Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Kujdes nga avulli i nxehtë që del nga ana e mbushjes së depozitës së ujit kur i hapni kapakun. - Kur të përfundojë procesi i avullimit, avulli i nxehtë vazhdon të dalë nga dalja e avullit në njësinë motorike dhe vrima e avullit në kapakun e kanës për ca kohë. Bëni kujdes kur hiqni kanën nga njësia motorike. - Nëse pajisja përdoret në mënyrë jo të duhur, avulli i nxehtë mund të dalë nga ana e mbushjes. Shihni kapitullin "Diagnostikimi" për ta shmangur apo zgjidhur këtë.
- Bëni kujdes kur hidhni lëngje të nxehta në gotën e masave, pasi lëngjet e nxehta dhe avulli mund të dalin jashtë e të shkaktojnë djegie. - Lëreni pajisjen të ftohet për 10 minuta para se të avulloni një grup tjetër përbërësish. - Pajisja nuk është e destinuar për copëtimin e përbërësve të fortë si kubikë akulli dhe sheqeri. - Mos e lini pajisjen të përziejë për më shumë se 30 sekonda për rast. Nëse nuk keni mbaruar përzierjen pas 30 sekondash, fikeni pajisjen dhe prisni disa sekonda para se të vazhdoni.
- Gjithmonë sigurohuni që kapaku të jetë ftohur pas avullimit para se ta hapni për të shtuar më shumë përbërës për përzierje, nëse është e nevojshme. - Mos e lidhni pajisjen me stakues të jashtëm, si p.sh. me kronometër, dhe mos e lidhni me qark që takohet dhe stakohet rregullisht nga shërbimi elektrik. Kjo parandalon një rrezik që mund të shkaktohet nga rivendosja e paqëllimshme stakimit termik. - Kontrollojeni gjithnjë temperaturën e ushqimit të foshnjës përpara se ta ushqeni foshnjën.
Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips Avent! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips Avent", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome. Ky avullues dhe mikser i kombinuar është veçanërisht i përshtatshëm për përgatitjen e sasive të vogla të ushqimit për foshnja.
Përshkrim i përgjithshëm 1 Kapaku me vrimën e avullit 8 Njësia e motorit 2 3 Sita 9 Llamba e avullimit Helika 10 Çelësi i kontrollit 4 Kana me mbajtësen e helikës 11 Valvula 5 Ana e mbushjes së depozitës të ujit 12 Shpatulla 6 Dalja e avullit në njësinë motorike 13 Kupa e matjes 7 Zona e kyçjes për dorezën 14 Fundi i pajisjes me kordonin elektrik -8-
Për t'u pasur parasysh • Kontrolloni temperaturën e ushqimit të foshnjës në shpinën e dorës para se të ushqeni foshnjën. • Mos e tejkaloni nivelin maksimal të përcaktuar në kanë (450 ml). • Përdorni 200 ml ujë të distiluar për të mbushur depozitën e ujit. • Mos copëtoni përbërës të fortë, si p.sh. kuba akulli dhe sheqeri. • Vendosni helikën në mbajtësen e saj në kanë përpara se të vendosni ushqim në kanë kur avulloni ose përzieni. • Gjithmonë vendosni sitën në kapakun e kanës ("klik").
Përpara përdorimit të parë 1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit nga pajisja. 2 Pastroni të gjitha pjesët përveç njësisë së motorit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). Përdorimi i pajisjes Gjithmonë sigurohuni që kapaku të jetë ftohur pas avullimit para se ta hiqni për të shtuar më shumë përbërës për përzierje, nëse është e nevojshme. Mos e tejkaloni nivelin maksimal të përcaktuar në kanë. Zbrazni depozitën e ujit para se ta rimbushni për të filluar një proces të ri avullimi.
Mbushja e depozitës së ujit 1 Mbushni gotën matëse me ujë deri në nivelin e kërkuar. Gota matëse tregon mililitrat dhe kohën përkatëse të avullimit në minuta. Shihni broshurën e veçantë të recetave për sasitë e rekomanduara për recetat. 2 Hidhni ujin në vrimën e mbushjes dhe mbyllni kapakun. Shënim: Asnjëherë mos vendosni gjë tjetër veç ujit në depozitën e ujit. Gatimi me avull Nëse disa perime dhe fruta avullohen lehtë, ato janë ideale për foshnjat që fillojnë të hanë ushqime të ngurta.
2 Pritini përbërësit e ngurtë në copa të vogla (kuba jo më të mëdhenj se 2-3 cm) përpara se t'i vendosni në kanë. Shënim: Mos përpunoni një sasi të madhe përbërësish të ngurtë në të njëjtën kohë. Përpunojini më mirë këta përbërës në një sërë grupesh të vogla. 3 Vendosni përbërësit në kanë. Shënim: Mos e tejkaloni buzën e sipërme të njësisë së gjelbër të teheve. Shënim: Për të shmangur dëmtimin e pajisjes, mos vendosni asnjëherë ujë ose lëngje të tjera në kanë për avullim. 4 Vendosni valvulën në kapak.
7 Vendosni kanën përmbys në njësinë e motorit, d.m.th. me kapakun për poshtë. Sigurohuni që doreza të jetë në anën e djathtë dhe të jetë vendosur siç duhet. Shënim: Pajisja nuk fillon të avullojë nëse kana dhe doreza nuk janë në pozicionin e duhur. 8 Kthejeni çelësin e komandimit në pozicionin e avullimit. » Llamba e avullimit do të ndizet në ngjyrë portokalli për të treguar që pajisja po avullon. Avulli i nxehtë ose uji i nxehtë mund t'ju djegë gishtat.
10 Nëse dëshironi të vazhdoni me përzierjen e ushqimit të avulluar, ndiqni udhëzimet në seksionin "Përzierja pas avullimit" më poshtë. 11 Në kushte normale, nuk mbetet fare ujë në depozitën e ujit pas avullimit. Megjithatë, në disa situata (p.sh. në rast akumulimi çmërsi brenda depozitës së ujit, ndërprerjeje të procesit të avullimit ose përdorimi të paqëllimshëm), në depozitën e ujit mund të mbetet pak ujë.
3 Vendosni kanën në pozicion vertikal lart në njësinë e motorit, d.m.th. me kapakun për lart. Sigurohuni që doreza të jetë në anën e djathtë dhe e pozicionuar ndërmjet dy skajeve në zonën e kyçjes. 4 Kthejeni çelësin e komandimit në pozicionin e përzierjes. Mbajeni çelësin në këtë pozicion derisa ushqimi të përzihet siç duhet. Ka një kohëmatës 30-sekondësh për funksionin e përzierjes si mbrojtje nga mbinxehja.
7 Hiqeni njësinë e teheve. Bëni kujdes kur hiqni helikën pasi mund të jetë e nxehtë. Hiqni ushqimin e përzier nga kana. Nëse është e nevojshme, përdorni shpatullën e përfshirë me këtë pajisje. Sigurohuni që ushqimi i foshnjës të ketë temperaturën e përshtatshme për të. 8 Në kushte normale, nuk mbetet fare ujë në depozitën e ujit pas avullimit. Megjithatë, në disa situata (p.sh.
4 Vendosni valvulën në kapak. Shënim: Sigurohuni që valvula të jetë fiksuar siç duhet. 5 Vendosni sitën në kapakun e kanës ("klik"). 6 Vendosni kapakun në kanë dhe kthejeni në drejtimin orar për ta fiksuar. Pjesët e vogla të dala të kapakut duhet të rrëshqasin në kanalet e kanës. Sigurohuni që e dala e madhe e kapakut të vendoset saktësisht mbi dorezën e kanës. 7 Vendosni kanën në pozicion vertikal lart në njësinë e motorit, d.m.th. me kapakun për lart.
8 Kthejeni çelësin e komandimit në pozicionin e përzierjes. Mbajeni çelësin në këtë pozicion derisa ushqimi të përzihet siç duhet. Ka një kohëmatës 30-sekondësh për funksionin e përzierjes si mbrojtje nga mbinxehja. Nëse nuk keni mbaruar përzierjen pas 30 sekondash, pajisja do të fiket dhe do të lëshojë dy herë tingullin bip për të njoftuar. Pasi të ftohet për 30 sekonda, pajisja lëshon një tingull bip dhe mund të filloni të përzieni përsëri.
Përbërësit dhe kohët e avullimit Lloji i ushqimit Përbërësi Fruta Mollë 5 min. Portokaj: 10 min. Pjeshkë 10 min. Dardhë 5 min. Ananas 15 min. Perimet Mish Peshk Koha e përafërt e avullimit* Kumbull 10 min. Shpargull 10 min. Brokoli 20 min. Karotë 15 min. Lulelakër 15 min. Selino 15 min. Kungull i njomë 15 min. Finok 15 min. Bishtaja 20 min. Pras 15 min. Qepë 15 min. Bizele 20 min. Spec 15 min. Patate 20 min. Kungull 15 min. Spinaq 15 min. Rrepë 15 min.
Pastrimi dhe mirëmbajtja Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Mos e zhysni asnjëherë në ujë njësinë motorike. Asnjëherë mos përdorni klor apo solucione/tableta sterilizuese kimike në pajisje. Mos përdorni asnjëherë sfungjerë gërvishtës, solucione gërryese apo detergjentë të lëngshëm agresivë, si p.sh. benzinë, aceton apo alkool për të pastruar pajisjen. 1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe hiqni kanën nga njësia e motorit. 2 Hiqeni kapakun nga kana dhe kthejeni kapakun përmbys.
6 Pastrojeni helikën nën rubinet tërësisht, menjëherë pas përdorimit. Sigurohuni që të shpëlani edhe pjesën e brendshme të tubit të njësisë së teheve. Mbajeni njësinë e teheve me shumë kujdes. Tehet prerëse janë shumë të mprehta. Shënim: Nëse dëshironi ta pastroni helikën më hollësisht, mund ta vendosni edhe në enëlarëse pasi ta keni shpëlarë. 7 Pastroni pjesët e tjera që kanë rënë në kontakt me ushqimin në ujë të nxehtë me pak lëng larës menjëherë pas përdorimit.
6 Kthejeni çelësin e komandimit në pozicionin e avullimit. » Llamba e avullimit do të ndizet në ngjyrë portokalli për të treguar që pajisja po avullon. 7 Fikeni gjithmonë pajisjen pas 5-6 min. avullimi dhe hiqeni nga priza. 8 Zbrazeni tretësirën e përdorur të uthullës (8% acid acetik) dhe ujit nga depozita e ujit. 9 Shpëlajeni mirë depozitën e ujit dhe kanën disa herë me ujë të freskët.
Mbështetja Për mbështetje për të gjitha produktet, si pyetjet më të shpeshta, vizitoni www.philips.com/support. Specifikimet teknike – – – – Tensioni/fuqia: shihni pllakën e llojit në pjesën e poshtme të pajisjes. Kapaciteti maksimal i depozitës së ujit: 200 ml. Kapaciteti maksimal i kanës, lëngjet: 450 ml. Mbrojtja: sistem nxehjeje me temperaturë të kontrolluar dhe siguresë. Zgjidhja e problemeve Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Përbërësit nuk janë ngrohur plotësisht. Copëzat në kanë janë shumë të mëdha, ka sasi të madhe ushqimi në kanë ose nuk e keni avulluar mjaftueshëm ushqimin. Priteni ushqimin në copëza të vogla (2-3 cm), reduktoni sasinë e ushqimit në kanë ose zgjidhni një kohë më të gjatë avullimi (maks. 20 minuta).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Njësia e teheve ose njësia e motorit është bllokuar. Ka sasi të madhe ushqimi në kanë. Fikeni pajisjen dhe përpunoni një sasi më të vogël. Mos e mbushni kanën përtej buzës së sipërme të njësisë së gjelbër të teheve. Njësia e motorit lëshon erë të pakëndshme gjatë herëve të para të përdorimit. Kjo është normale. Nëse pajisja vazhdon ta lëshojë këtë erë edhe pasi ta keni përdorur disa herë, kontrolloni nëse sasia dhe koha e përpunimit janë të sakta.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Pajisja bën shumë zhurmë gjatë përzierjes. Sita nuk është vendosur në kapakun e kanës ("klik"). Sigurohuni që sita të jetë vendosur në kapakun e kanës. Uji në depozitën e ujit ka ngjyrë të pazakontë kur e nxirrni nga depozita ose kur hyn në kanë gjatë avullimit, ose uji në depozitën e ujit ka një erë të pakëndshme. Grimca ushqimi kanë hyrë në depozitën e ujit gjatë përdorimit.
© 2023 Koninklijke Philips N.V. Të gjitha të drejtat të rezervuara.