SCF283, SCF282, SCF281 Manuali i përdorimit
Përmbajtja E rëndësishme ������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� 3 Hyrje ������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� 4 Përmbledhje e produktit ������������������������������������������������������������������������������������������������ 4 Përpara përdorimit të parë �����������������������������������������������������������������������������
E rëndësishme Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta përdorni sterilizuesin për mikrovalë dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Paralajmërim - Lëreni sterilizuesin të ftohet përpara se ta hiqni nga mikrovala. Bëni kujdes kur e lëvizni apo hapni sterilizuesin, pasi uji brenda mund të jetë ende i nxehtë. - Mos e hiqni menjëherë kapakun e sterilizuesit pas sterilizimit, pasi avulli që del mund të jetë shumë i nxehtë. Lëreni sterilizuesin të ftohet, pasi avulli mund të shkaktojë djegie.
- Mos e ekspozoni sterilizuesin ndaj nxehtësisë ekstreme apo dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Mos e vendosni sterilizuesin mbi sipërfaqe të nxehta. Nëse përdorni furrë të kombinuar (me funksion skare), sigurohuni që furra apo skara të jetë e fikur dhe të jetë ftohur përpara se të futni sterilizuesin në të. Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips Avent! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips Avent", regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/ welcome.
Përpara përdorimit të parë Përpara se ta përdorni sterilizuesin për herë të parë, pastrojeni mirë siç përshkruhet më poshtë. 1 Hiqeni koshin nga bazamenti. 2 Mbushni një shishe për foshnja ose një gotë matëse me saktësisht 200 ml ujë rubineti dhe hidheni atë në bazament. Shënim • Sasia e ujit duhet të jetë saktësisht 200 ml. Kur bazamenti përmban shumë ujë, artikujt nuk do të sterilizohen siç duhet. Kur bazamenti nuk përmban ujë të mjaftueshëm, kjo mund të dëmtojë sterilizuesin ose mikrovalën.
5 Vendosni sterilizuesin në mikrovalë. Shënim • Sigurohuni që mikrovala të jetë e pastër dhe e thatë përpara se të filloni sterilizimin. • Nëse keni furrë të kombinuar, sigurohuni që furra apo skara të jetë e fikur dhe të jetë ftohur përpara se të futni sterilizuesin në të. 6 7 8 Zgjidhni fuqinë dhe kohën e duhur të mikrovalës (shihni tabelën në kapitullin "Përdorimi i sterilizuesit me mikrovalë") dhe lëreni mikrovalën të punojë.
Përgatitja për përdorim Mbushja e koshit Përpara se t'i vendosni artikujt për sterilizim në kosh, pastrojini mirë në enëlarëse ose me dorë me ujë të ngrohtë dhe me pak detergjent enësh. Sigurohuni që të hiqni të gjitha mbetjet e qumështit. Shënim • Sigurohuni që të gjithë artikujt për sterilizim të çmontohen plotësisht dhe të vendosen në kosh me pjesët e hapur për poshtë, në mënyrë që të mos mbushen me ujë. • Mos i stivoni artikujt shumë pranë njëri-tjetrit.
Shënim • Unazat e mëdha vidhosëse përshtaten vetëm nëse vendosen në pozicion të pjerrët mbi biberonë. 4 Vendosni kapakët sferikë në mbajtëset e kapakëve sferikë. Dy shishe të mëdha "Philips AVENT" (330 ml) 1 Vendosini buzët e shisheve në foletë për shishe të mëdha. 2 Vendosini biberonët në gropëzat e biberonëve. 3 Vendosini lirshëm unazat vidhosëse mbi biberonët.
Shënim • Unazat e mëdha vidhosëse përshtaten vetëm nëse vendosen në pozicion të pjerrët mbi biberonë. 4 Vendosni kapakët sferikë në mbajtëset e kapakëve sferikë. Katër gota ruajtjeje dhe kapakë "Philips AVENT" 1 Vendosini gotat e ruajtjes përmbys në kosh. 2 Vendos kapakët vertikalisht rreth shisheve.
Dy pompa gjiri dhe dy shishe "Philips AVENT" Shënim • Mos i vendosni pjesët elektrike në sterilizues. 1 2 Çmontoni plotësisht pompën e gjirit. 3 Vendosini shishet përmbys në gropëzat e shisheve. 4 Vendosini pjesët e mbetura joelektrike të pompës së gjirit në pjesët pa pengesa të koshit. Vendosini buzët e trupit të pompës në foletë e pompës së gjirit në pjesën e poshtme të koshit. Shënim • Sigurohuni që avulli të mund të qarkullojë rreth këtyre pjesëve.
Përdorimi i sterilizuesit në mikrovalë Shënim • Vendosni në sterilizues vetëm artikuj që janë të përshtatshëm për sterilizim. Mos e sterilizoni furçën e shishes ose artikujt që janë të mbushur me lëng, p.sh. kruajtëse dhëmbësh të mbushura me lëng ftohës. • Pastrojini shishet dhe artikujt e tjerë përpara se t'i sterilizoni. 1 2 Hiqeni koshin nga bazamenti. Mbushni një shishe për foshnja ose një gotë matëse me saktësisht 200 ml ujë rubineti dhe hidheni atë në bazament.
5 Vendosni kapakun në sterilizues (1) dhe shtyni poshtë kapëset për të kyçur kapakun në vend (2). 1 2 6 Vendosni sterilizuesin në mikrovalë. Shënim • Sigurohuni që mikrovala të jetë e pastër dhe e thatë përpara se të filloni sterilizimin. 7 Zgjidhni Zgjidhni fuqinë dhe kohën e duhur të mikrovalës (shihni tabelën më poshtë) dhe lëreni mikrovalën të punojë. Shënim • Nëse keni furrë të kombinuar, sigurohuni që furra apo skara të jetë e fikur dhe të jetë ftohur përpara se të futni sterilizuesin në të.
Specifikimet e mikrovalës 8 Fuqia Koha e sterilizimit Koha e ftohjes 1200 W- 1850 W 2 min 2 min 850 W- 1100 W 4 min 2 min 500 W - 800 W 6 min 2 min Pasi mikrovala të ketë mbaruar, hapeni atë dhe lëreni sterilizuesin të ftohet përpara se ta hiqni nga mikrovala. Shënim • Bëni kujdes, pasi nga mikrovala mund të dalë avull i nxehtë. 9 Hiqni sterilizuesin nga mikrovala.
Pastrimi Pastroni kapakun, koshin dhe bazamentin pas çdo përdorimi, për të parandaluar grumbullimin e çmërsit. Shënim • Mos përdorni asnjëherë sfungjerë gërvishtës, solucione gërryese pastrimi apo lëngje agresive si p.sh. zbardhues, vajguri apo aceton për të pastruar pajisjen. • Shënim: Lëreni sterilizuesin të ftohet përpara se ta pastroni. 1 Pastrojini pjesët e sterilizuesit në ujë të nxehtë me pak detergjent enësh. Shënim • Pjesët e sterilizuesit mund t'i pastroni edhe në enëlarëse.
© 2022, Koninklijke Philips N.V. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.