HR2531, HR2532 HR2533, HR2534 HR2535, HR2536 HR2537, HR2538 Manuali i përdorimit
SHQIP TABELA E PËRMBAJTJES E rëndësishme 3 Hyrje 6 Përshkrim i përgjithshëm 6 Përpara përdorimit të parë 8 Përgatitja për përdorim 8 Përdorimi i pajisjes 8 Përzierësi i dorës 8 Grirësja XL (vetëm HR2537) Grirësja kompakte (vetëm HR2532, HR2533, HR2535, HR2536, HR2537, HR2538) 11 Rrahësja (vetëm HR2533, HR2536, HR2537, HR2538) 14 Shtypësja e patateve (vetëm HR2538) 17 Pastrimi 19 Vendruajtja 22 Riciklimi 22 Garancia dhe mbështetja 22 Zgj
SHQIP 3 E rëndësishme Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen, si dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik -- Mos e zhytni kurrë njësinë e motorit në ujë apo në ndonjë lëng tjetër, as mos e shpëlani në rubinet. Përdorni vetëm një leckë të lagësht për të pastruar njësinë e motorit. Paralajmërim -- Kontrolloni nëse voltazhi i përcaktuar në pajisje përkon me voltazhin e linjës lokale përpara se ta vini në punë pajisjen.
SHQIP -- Bëni kujdes kur hidhni lëngje të nxehta në gotën e masave, pasi lëngjet e nxehta dhe avulli mund të shkaktojnë djegie. -- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra, ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
SHQIP 5 Kujdes -- Mos e përdorni pajisjen me asnjë nga aksesorët për më gjatë se 3 minuta pa ndërprerje. Lëreni pajisjen të ftohet për 15 minuta përpara se të vazhdoni përzierjen. -- Asnjë nga aksesorët nuk është i përshtatshëm për përdorim në mikrovalë. -- Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga prodhues të tjetër apo që nuk rekomandohen konkretisht nga "Philips". Nëse përdorni aksesorë apo pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
SHQIP Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
SHQIP 11 1 2 7 12 3 13 HR2537 4 14 5 8 15 16 6 HR2533 HR2536 HR2537 HR2538 9 10 HR2538 HR2532 HR2533 HR2535 HR2536 HR2537 HR2538 7
SHQIP Përpara përdorimit të parë 1 Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni mirë të gjitha pjesët që do të bien në kontakt me ushqimin (shihni kapitullin "Pastrimi"). Shënim •• Sigurohuni që të gjitha pjesët janë plotësisht të thata përpara se të filloni përdorimin e pajisjes. Përgatitja për përdorim 1 Lërini përbërësit e nxehtë që të ftohen përpara se t'i përpunoni ato ose hidhini ato në gotën e masave (temperatura maksimale 80°C).
SHQIP -- bërjen pure të përbërësve të zier, p.sh. për të përgatitur ushqimin e fëmijëve të vegjël. -- copëtimin e arrave, frutave dhe perimeve. Kujdes •• Mos përpunoni përbërës të tillë si akulli, përbërësit e ngrirë ose frutat me bërthamë (fig. 1). Sasitë e përzierjes dhe kohët e përpunimit Përbërësit Sasia e përzierjes Ora Fruta dhe perime 100 - 200 g 30 sek. Ushqim për fëmijë, supa dhe salca 100 - 400 ml 60 sek. Brumëra të holla 100 - 500 ml 60 sek.
SHQIP 4 Zhytni mbrojtësen e thikave plotësisht brenda në përbërës për të shmangur spërkatjen. 5 Ndizni pajisjen duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes. 6 Lëvizni pajisjen ngadalë lart e poshtë dhe në formë rrethore për të përzier përbërësit. 7 Pasi të përfundoni përzierjen, hiqni pajisjen nga priza. 8 Hiqni shufrën e përzierësit duke shtypur butonin e lirimit. Kujdes •• Thikat janë të mprehta. Veproni me kujdes. Në fillim, hiqni gjithmonë spinën e pajisjes.
SHQIP 11 9 Për pastrim sa më të lehtë, shpëlani shufrën e përzierësit me ujë të ngrohtë menjëherë pas përdorimit. Mos e zhytni shufrën plotësisht në ujë. 10 Vendoseni shufrën në pozicion vertikal me mbrojtësen e thikave të vendosur lart dhe lëreni të thahet të paktën për 10 minuta përpara se ta vendosni në ruajtje.
SHQIP Sasitë e grirjes dhe kohët e përpunimit Grirësja XL Grirësja kompakte Përbërësit Sasia e grirjes Ora Qepë, vezë 200 g 5 x 1 sek. Peshk 200 g 10 sek. Barishte 30 g 5 x 1 sek. Arra dhe bajame 200 g 30 sek. Çokollatë e zezë 100 g 20 sek. Kuba buke të thatë 80 g 30 sek. Përbërësit Sasia e grirjes Ora Hudhra, qepë, vezë 100 g 5 x 1 sek. Peshk 120 g 5 sek. Barishte 20 g 5 x 1 sek. Arra dhe bajame 100 g 20 sek. 1 Vendosni njësinë e thikave në tasin e grirëses.
SHQIP 13 4 Montoni njësinë e motorit në kapakun e grirëses (të dëgjoni një "klik"). 5 Futni spinën e pajisjes në prizën elektrike. 6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes dhe lëreni në punë derisa të jenë prerë të gjithë përbërësit. 7 Pasi të përfundoni me grirjen, hiqni pajisjen nga priza. 8 Shtypni butonin e lirimit për të hequr njësinë e motorit nga kapaku i tasit.
SHQIP 9 Hiqni me kujdes kapakun e grirëses dhe njësinë e thikave (fig. 18). 10 Zbrazni jashtë përbërësit e grirë (fig. 19). Rrahësja (vetëm HR2533, HR2536, HR2537, HR2538) Rrahësja është menduar për rrahjen e ajkës/kremit, për rrahjen e të bardhave të vezëve, të ëmbëlsirave etj. Këshillë •• Nëse dëshironi të përpunoni një sasi të vogël, kthejeni tasin paksa mënjanë për një rezultat të shpejtë. •• Kur rrihni të bardha vezësh përdorni një tas të madh për rezultatin më të mirë.
SHQIP 1 Montoni rrahësen në njësinë bashkuese të rrahëses (të dëgjoni një "klik"). 2 Montoni njësinë bashkuese të rrahëses në njësinë e motorit (të dëgjoni një "klik"). 3 Hidhni përbërësit në një tas. 4 Futni spinën e pajisjes në prizën elektrike. 5 Zhytni rrahësen brenda në përbërës.
SHQIP 6 Ndizni pajisjen duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes. 7 Lëvizni pajisjen ngadalë lart e poshtë dhe në formë rrethore. 8 Pasi të përfundoni me rrahjen, hiqni pajisjen nga priza. 9 Shtypni butonin e lirimit për të hequr njësinë e motorit nga njësia bashkuese e rrahëses. 10 për të shkëputur rrahësen nga njësia bashkuese e saj tërhiqni rrahësen vertikalisht për poshtë jashtë njësisë bashkuese.
SHQIP 17 Shtypësja e patateve (vetëm HR2538) Përbërësit Sasia e rrahjes Ora Patate 2 kg 40-60 sek 1 Montoni shtypësen e patateve në njësinë bashkuese të shtypëses së patateve, rrotulloni shtypësen e patateve në drejtimin kundërorar derisa të mbërthehet (të dëgjoni një "klik"). 2 1 2 Për të montuar fletët e shtypjes në shufrën e patateve, rrotullojeni në drejtimin kundërorar derisa të mbërthehet. 3 Montoni njësinë bashkuese të shtypëses së patateve në njësinë e motorit.
SHQIP 5 Ulni shtypësen e patateve brenda një tasi me patate të ziera. 6 Ndizni pajisjen duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes. 7 Lëvizni pajisjen ngadalë lart e poshtë dhe në formë rrethore. 40 sec. 8 Pasi të përfundoni me shtypjen e patateve, hiqni spinën e pajisjes nga priza.
SHQIP 19 Pastrimi Kujdes •• Mos e zhytni njësinë e motorit, kapakun e grirëses kompakte, kapakun e grirëses XL, njësinë bashkuese të rrahëses dhe njësinë bashkuese të shtypëses së patateve në ujë ose në lëngje të tjera dhe as mos i shpëlani ato nën çezmë. Përdorni një leckë të lagur për t'i pastruar këto pjesë. Thikat e shufrës së përzierësit dhe mbrojtësja e tij mund të shpëlahen në çezmë. Të gjithë aksesorët e tjerë janë të përshtatshëm për t'u larë në enëlarëse.
SHQIP HR2533 HR2536 HR2537 HR2538 HR2538 XL Compact HR2537 HR2532 HR2533 HR2535 HR2536 HR2537 HR2538
SHQIP 1 2 3 21
SHQIP Vendruajtja 1 Mbështillni kordonin elektrik lirshëm përreth bazamentit të njësisë së motorit. 2 Vendosni pajisjen në ruajtje në një vend të freskët dhe të thatë larg nga drita direkte e diellit apo burimet e tjera të nxehtësisë. Riciklimi -- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE). -- Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike.
Specifikimet mund të ndryshojnë pa paralajmërim © 2020 Koninklijke Philips N.V. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.