User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Kanalet
- 6 Instalimi i kanaleve
- 7 Lidhja e pajisjeve
- 7.1 Rreth lidhjeve
- 7.2 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 7.3 Sistemi i kinemasë - HTS
- 7.4 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 7.5 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 7.6 Bluetooth
- 7.7 Kufjet
- 7.8 Konsola e lojërave
- 7.9 Disku USB
- 7.10 Tastiera USB
- 7.11 Njësia "Flash USB"
- 7.12 Aparati fotografik
- 7.13 Videokamera
- 7.14 Kompjuteri
- 8 Lidhja e televizorit "Android"
- 9 Apl.
- 10 Internet
- 11 Menyja e shpejtë
- 12 Burimet
- 13 Rrjetet
- 14 Cilësimet
- 15 Videot, fotografitë dhe muzika
- 16 Guida televizive
- 17 Regjistrimi dhe pushimi i televizorit
- 18 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 19 Lojëra
- 20 "Ambilight"
- 21 Zgjedhjet më të mira
- 22 "Freeview Play"
- 23 "Netflix"
- 24 Alexa
- 25 Softueri
- 26 Specifikimet
- 27 Ndihma dhe mbështetja
- 28 Siguria dhe kujdesi
- 29 Kushtet e përdorimit
- 30 Të drejtat e autorit
- 31 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
2
Konfigurimi
2.1
Lexoni për sigurinë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni
televizorin.
Për të lexuar udhëzimet, te Ndihma, shtypni tastin
me ngjyrë Termat dhe kërkoni Udhëzimet e
sigurisë.
2.2
Bazamenti i televizorit dhe
montimi në mur
Bazamenti i televizorit
Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit
mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me
televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues,
mund ta shkarkoni nga www.philips.com/TVsupport.
Përdorni numrin e llojit të televizorit për të kërkuar e
shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë.
Montimi në mur
Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport
muri të standardit VESA (shitet veçmas).
Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së
suportit të murit. . .
• 55OLED8x6
VESA MIS-F 300x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 15
mm)
• 65OLED8x6
VESA MIS-F 300x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 15
mm)
Përgatitja
Sigurohuni që vidat metalike për montimin e
televizorit me suport të standardit VESA të futen rreth
10 mm në bokullat e filetuara të televizorit.
Kujdes
Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe
duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë
standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit.
Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para
pozicionimit të televizorit.
"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për
montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të
shkaktojnë aksident ose lëndim.
2.3
Këshilla mbi vendosjen
• Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie
drejtpërdrejt në ekran.
• Errësoni ndriçimin në dhomë për efekt më të mirë të
"Ambilight".
• Distanca ideale për të parë televizor është 2 deri në
5 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur,
sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit.
• Kur e montoni në mur, pozicionojeni televizorin deri
në 15 cm larg murit.
Shënim:
Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë
pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht
pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor.
2.4
Kordoni elektrik
• Futni kordonin elektrik në folenë POWER në pjesën
e pasme të televizorit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në
fole.
• Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën te
priza në mur.
• Kur hiqni kordonin nga priza, tërhiqni gjithmonë
spinën dhe asnjëherë kordonin.
6