User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Kanalet
- 6 Instalimi i kanaleve
- 7 Lidhja e pajisjeve
- 7.1 Rreth lidhjeve
- 7.2 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 7.3 Sistemi i kinemasë - HTS
- 7.4 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 7.5 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 7.6 Bluetooth®
- 7.7 Kufjet
- 7.8 Konsola e lojërave
- 7.9 Disku USB
- 7.10 Tastiera USB
- 7.11 Njësia "Flash USB"
- 7.12 Aparati fotografik
- 7.13 Videokamera
- 7.14 Kompjuteri
- 8 Lidhja e televizorit "Android"
- 9 Apl.
- 10 Internet
- 11 Menyja e shpejtë
- 12 Burimet
- 13 Rrjetet
- 14 Cilësimet
- 15 Videot, fotografitë dhe muzika
- 16 Guida televizive
- 17 Regjistrimi dhe pushimi i televizorit
- 18 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 19 Lojëra
- 20 "Ambilight"
- 21 Zgjedhjet më të mira
- 22 "Freeview Play"
- 23 "Netflix"
- 24 Alexa
- 25 Softueri
- 26 Specifikimet
- 27 Ndihma dhe mbështetja
- 28 Siguria dhe kujdesi
- 29 Kushtet e përdorimit
- 30 Të drejtat e autorit
- 31 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
Çaktivizimi i gjurmimit të historikut
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Të
avancuara > Cilësimet e HbbTV dhe të
aplikacioneve të operatorëve > Gjurmimi > Joaktiv.
Nëse vendoset tek Aktiv, ju nuk keni asnjë preferencë
personale lidhur me gjurmimin. Nëse vendoset te
Joaktiv, ju nuk lejoni gjurmimin nga faqet e HbbTV
dhe të aplikacioneve të operatorëve (nëse ka).
Heqja e cookies
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Të
avancuara > Cilësimet e HbbTV dhe të
aplikacioneve të operatorëve > Cookies > Aktiv.
Aktivizoni ose çaktivizoni ruajtjen e "cookies" nga
HbbTV dhe faqet e aplikacioneve të operatorëve
(nëse vlen).
Pastrimi i listës së aplikacioneve të miratuara
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Të
avancuara > Cilësimet e HbbTV dhe të
aplikacioneve të operatorëve > Pastro renditjen e
miratuar të aplikacioneve.
Për spastrimin e të gjitha aplikacioneve të miratuara
nga përdoruesi.
Rivendosja e identifikuesit të pajisjes HbbTV
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Të
avancuara > Cilësimet e HbbTV dhe të
aplikacioneve të operatorëve > Rivendosja e ID të
pajisjes HbbTV.
Mund të rivendosësh identifikuesin unik të pajisjes për
televizorin. Do të krijohet një identifikues i ri. Kjo do të
zëvendësojë identifikuesin e pajisjes me një të ri.
Emri i profilit CAM dhe ndërfaqja e
CAM
Caktoni emrin e profilit për modulin e instaluar
CI+/CAM
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Emri i
profilit CAM.
Zgjidhni llojin e CI+/CAM
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Ndërfaqja
e CAM.
Zgjidhni USB për të aktivizuar USB CAM, duke
çaktivizuar kështu PCMCIA CAM. Zgjidhni PCMCIA për
të aktivizuar PCMCIA CAM, duke çaktivizuar kështu
USB CAM.
Rivendosja e cilësimeve të televizorit
dhe riinstalimi
Rivendosja e të gjitha vlerave të cilësimeve në
cilësimet fillestare të televizorit
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Cilësimet
e fabrikës.
Riinstalimi i plotë dhe rivënia e statusit të televizorit si
në herën e parë që e ndezët
Cilësimet > Cilësimet e përgjtihshme > Riinstalimi
i televizorit.
Jepni kodin PIN dhe zgjidhni "Po" dhe televizori do të
riinstalohet plotësisht.
Të gjitha cilësimet do të rivendosen dhe kanalet e
instaluara do të zëvendësohen.
Instalimi mund të zgjasë disa minuta
14.6
Cilësimet e orës, rajonit dhe
gjuhës
Gjuha
Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha.
Ndryshimi i gjuhës së menysë dhe mesazheve të
televizorit
Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha > Gjuha e
menysë.
Caktimi i gjuhës së preferuar të audios
Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha > Zëri
kryesor, zëri dytësor.
Kanalet televizive dixhitale mund të transmetojnë
audio në disa gjuhë të folura për një program të
caktuar. Mund të caktoni një gjuhë të preferuar
kryesore dhe një gjuhë dytësore të audios. Nëse
ofrohet audio në ndonjë nga këto gjuhë, televizori do
të kalojë te kjo audio.
Caktimi i gjuhës së preferuar të titrave
Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha > Titrat
kryesore, Titrat dytësore.
62