User manual

Table Of Contents
* Televizori fiket nëse nuk merr sinjal televiziv apo
komandë nga telekomanda për 10 minuta.
Nëse e përdorni televizorin si monitor ose nëse për të
parë televizor përdorni një marrës dixhital (një
dekodues - STB) dhe nuk e përdorni telekomandën e
televizorit, duhet ta çaktivizoni këtë fikje automatike,
për të caktuar vlerën në 0.
14.5
Cilësimet e përgjithshme
Disku USB
Duhet të konfiguroni dhe formatoni një disk USB para
se të regjistroni një kanal.
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Njësia e
diskut me USB.
Përpara se të mund të pushoni ose të regjistroni një
transmetim, ose të ruani aplikacione, duhet të lidhni e
formatoni diskun USB. Formatimi fshin të gjithë
skedarët nga disku USB.
Paralajmërim
Disku USB formatohet ekskluzivisht për këtë televizor
dhe nuk mund t'i përdorni regjistrimet e ruajtura në
një kompjuter apo televizor tjetër. Mos i kopjoni apo
ndryshoni skedarët e regjistrimit në diskun USB me
aplikacione kompjuterike. Kjo do t'i dëmtonte
regjistrimet. Kur formatoni një disk tjetër USB,
materialet në diskun e parë humbin. Disku USB i
instaluar në televizor duhet të riformatohet për
përdorim me kompjuter.
* Lidhni diskun USB me hapësirë më pak se 2 TB.
Për të formatuar një disk USB…
1 - Lidhni diskun USB me një nga lidhjet USB
televizor. Mos lidhni pajisje tjetër USB në foletë e tjera
USB gjatë formatimit.
2 - Ndizni televizorin dhe diskun USB.
3 - Zgjidhni Regjistrimet nëse doni të kryeni
funksionin "Pusho televizorin" dhe "Regjistrimet",
përndryshe, zgjidhni Aplikacionet për të ruajtur
aplikacione. Ndiqni udhëzimet në ekran.
4 - Pas formatimit do të hiqen të gjithë skedarët dhe
të dhënat.
5 - Pasi të jetë formatuar, lëreni të lidhur diskun USB.
Cilësimet e tastierës USB
Caktimi i modelit për tastierën USB të instaluar.
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Cilësimet
e tastierës me USB.
Lidhni tastierën USB me një nga lidhjet USB në
televizor. Kur televizori e dikton tastierën për herë të
parë, mund të zgjidhni modelin e saj dhe të testoni
zgjedhjen tuaj.
Shtëpi ose dyqan
Zgjedhja e vendndodhjes së televizorit
Cilësimet > Cilësime të përgjithshme
> Vendndodhja.
Zgjidhni Dyqan, dhe cilësimet e stilit të figurës do të
rivendosen në vlerat e paracaktuara dhe mund të
përshtatni cilësimet për dyqan.
Modaliteti Dyqan është për reklamimin në dyqan.
Konfigurimi për dyqan
Rregullimi i cilësimeve të dyqanit
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme
> Konfigurimi për dyqan.
Nëse televizori është caktuar në Dyqan, mund të
caktoni disponimin e një demonstrimi specifik për
përdorim në dyqan.
Rregullimi i figurës dhe zërit
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme
> Konfigurimi për dyqan > Figura dhe zëri.
Zgjidhni I optimizuar për dyqan ose i personalizuar
për cilësimet e figurës dhe të zërit.
Caktimi i stemave dhe shiritit
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme
> Konfigurimi për dyqan > Stemat dhe banderola.
Caktoni për të shfaqur Stemat e funksioneve dhe
Shirit promocional.
Nisja automatike e demonstrimeve "Demo Me" dhe
"Ambilight Demo"
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme
> Konfigurimi për dyqan > Nisja automatike e "Demo
Me" / Nisja automatike e "Ambilight Demo".
Aktivizoni/çaktivizoni nisjen automatike të "Demo Me"
apo të "Ambilight Demo".
60