User manual

Table Of Contents
• Zgjedhja e kanalit, Guida televizive, informacioni i
kanalit zëvendësohen nga ndërfaqja e përdoruesit e
aplikacionit të operatorit.
• Riemërtimi dhe klonimi i kanaleve satelitore do të
çaktivizohet.
* Shënim: "HD+ OpApp" disponohet vetëm për
abonentët e "HD+" dhe cilësimi i shtetit është
Gjermania.
Aplikacioni për televizor M7
Aplikacioni për televizor M7
Aplikacioni për televizor M7* është një aplikacion që
ofrohet nga abonentët e M7, që mund të përdorin një
dekodues virtual në televizor. Aplikacioni ka
aplikacionet dhe veçoritë për të cilat më parë ju
nevojitej një dekodues fizik për t'i hapur.
Juve ju nevojitet lidhje me internetin dhe të pranoni
Kushtet e përdorimit të Philips, Rregulloren e
privatësisë dhe Kushtet e përdorimit të Smart TV për
të instaluar aplikacionin për televizor M7. Aplikacionin
mund ta instaloni duke përdorur "Ekrani i
aplikacioneve" ose opsionin Kërko për satelitorë te
menyja Cilësimet.
Nëse aplikacioni për televizor M7 nuk mund të
shkarkohet apo të instalohet, mund të provoni ta
shkarkoni sërish më vonë. Nëse problemi vazhdon,
kontaktoni me M7.
Pasi aplikacioni për televizor M7 është instaluar me
sukses, mund të filloni të merrni kanale shtesë
komerciale në cilësi HD dhe UHD. Ndryshoni burimin
te Shiko satelitor pas instalimit. Nëse keni përdorur
një modul CAM për M7 më përpara, vazhdoni ta
përdorni atë për të dekoduar sinjalin kur jeni duke
parë një kanal satelitor.
Pasi aplikacioni për televizor M7 instalohet, janë disa
veçori që preken.
• Funksionet e regjistrimit dhe të kujtesës nuk lejohen
për kanalet satelitore.
• Lista e preferencave disponohet vetëm tek
Antena/Kabllori.
• Zgjedhja e kanalit, Guida televizive, informacioni i
kanalit zëvendësohen nga ndërfaqja e përdoruesit e
aplikacionit për televizor.
• Riemërtimi dhe klonimi i kanaleve satelitore do të
çaktivizohet.
* Shënim: Aplikacioni për televizor M7 ofrohet vetëm
për abonentët e M7 vetëm në vende të caktuara.
6.2
Instalimi i antenës
Përditësimi i kanaleve
Përditësimi automatik i kanaleve
Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni
televizorin t'i përditësojë automatikisht.
Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në
orën 07:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja
ruhen te "Lista e kanaleve" dhe shënohen me
një . Kanalet pa sinjal hiqen nga lista. Për të bërë
përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet
të jetë në modalitet pritjeje. Përditësimi automatik i
kanaleve mund të çaktivizohet.
Për të çaktivizuar përditësimin automatik…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Përditësimi automatik i kanaleve dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Joaktiv dhe shtypni OK.
5 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse
gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë
përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e
këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund
ta çaktivizoni.
Për të çaktivizuar mesazhin…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Mesazhi i përditësimit të kanaleve dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Joaktiv dhe shtypni OK.
5 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Në shtete të caktuara, përditësimi automatik i
kanaleve kryhet ndërsa jeni duke parë televizor ose
kurdo që televizori është në pritje.
Përditësimi manual i kanaleve
Përditësimin e kanaleve mund ta bëni vetë në çdo
kohë.
Për të nisur përditësimin manual të kanaleve…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
24