Operating instructions

Shqip 5
Valët radio
Paralajmërim
Mos e përdorni televizorin në institucione shëndetësore
ose në vende me pajisje mjekësore. Valët radio mund
të interferojnë në pajisjet mjekësore dhe të shkaktojnë
aksidente për shkak të keqfunksionimit të tyre.
Mos e përdorni televizorin pranë ndonjë pajisjeje
automatike kontrolli, si p.sh. dyert automatike ose
alarmet e zjarrit. Valët radio mund të interferojnë në
pajisjet automatike të kontrollit dhe të shkaktojnë
aksidente për shkak të keqfunksionimit të tyre.
Qëndroni në një distancë të paktën 22 cm larg nga
televizori kur keni stimulues kardiak. Valët radio mund
të interferojnë në funksionimin e stimuluesit kardiak.
Mos çmontoni ose mos e modi koni televizorin në
asnjë mënyrë.
Rrjeti i integruar LAN me valë
Kujdes
Mos e përdorni rrjetin e integruar LAN me valë për
t‘u lidhur në ndonjë rrjet me valë (SSID*), në të cilin nuk
keni të drejta përdorimi. Këto rrjete mund të shfaqen si
rezultat i kërkimeve. Megjithatë, përdorimi i tyre mund
të konsiderohet si hyrje e paligjshme.
* SSID është emri për identi kimin e një rrjeti të
veçantë me valë për transmetim.
Mos e ekspozoni rrjetin e integruar LAN me valë
në temperatura të larta, në dritën e diellit ose në
lagështirë.
Të dhënat e transmetuara dhe të marra përmes valëve
radio mund të interceptohen dhe të monitorohen.
Rrjeti i integruar LAN me valë përdor brezin e
frekuencave 2,4 GHz dhe 5 GHz. Për të shmangur
problemet ose reagimin e ngadaltë të shkaktuar nga
interferenca e valëve radio, kur përdorni rrjetin e
integruar LAN me valë mbajeni televizorin larg nga
pajisjet e tjera, si p.sh. pajisjet e tjera LAN me valë,
furrat me mikrovalë, telefonat celularë dhe pajisjet që
përdorin sinjale në frekuencat 2,4 GHz dhe 5 GHz.
Kur ndodhin zhurma për shkak të elektricitetit statik etj.,
televizori mund të ndalojë funksionimin për mbrojtjen
e pajisjeve. Në këtë rast, keni televizorin nëpërmjet
çelësit kryesor të ndezjes/ kjes dhe pastaj ndizeni
përsëri.
Më shumë informacione për LAN me valë dhe pikën e
lidhjes mund të gjeni në faqen e internetit në vijim.
(Vetëm në gjuhën angleze)
http://panasonic.net/viera/support
Ajrimi
Kujdes
Lejoni një hapësirë të mjaftueshme përreth televizorit për
të parandaluar nxehtësinë e lartë, e cila mund të çojë në
prishjen e parakohshme të disa pjesëve elektronike.
Distanca minimale:
10 10 10
10
Ajrimi nuk duhet bllokuar duke
mbuluar vrimat e ajrimit me
artikuj të tillë, si gazeta, mbulesa
tavoline dhe perde.
Kur përdorni një bazament ose jo, gjithmonë sigurohuni
që vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme të televizorit të
mos bllokohen dhe që ka hapësirë të mjaftueshme për
të lejuar ajrimin e mjaftueshëm.
Zhvendosja e televizorit
Kujdes
Përpara zhvendosjes së televizorit, shkëputni të gjitha
kabllot.
Modeli 39“ Modeli 42“ Modeli 50“
Për zhvendosjen e televizorit
nevojiten të paktën dy persona.
Kapeni siç tregohet për të
shmangur lëndimin nga rrëzimi
ose rënia e televizorit.
Kur nuk përdoret për shumë kohë
Kujdes
Televizori harxhon përsëri energji elektrike edhe nëse
është i kur, për sa kohë spina qëndron e lidhur me një
prizë elektrike me tension.
Hiqni spinën nga priza elektrike kur televizori nuk
përdoret përq një periudhë të gjatë kohe.
Volumi i lartë
Kujdes
Mos i ekspozoni veshët ndaj
volumit të lartë të kufjeve.
Mund të shkaktohet dëmtim
i pakthyeshëm i dëgjimit.
Nëse dëgjoni në veshë një zhurmë daulleje, ulni
volumin ose ndaloni përkohësisht përdorimin e kufjeve.
Bateritë e telekomandës
Kujdes
Vendosja e gabuar mund të shkaktojë rrjedhje të
baterive, gërryerje dhe shpërthim.
Për zëvendësim përdorni vetëm bateri të të njëjtit lloj
ose ekuivalente.
Mos përzieni bateritë e reja me të vjetra.
Mos përzieni llojet e ndryshme të baterive (si p.sh.
bateritë alkaline dhe ato me mangan).
Mos përdorni bateri të rikarikueshme (Ni-Cd, etj.).
Mos digjni ose mos i hapni bateritë.
Mos i ekspozoni bateritë ndaj nxehtësisë së madhe, si
p.sh. dritës së diellit, zjarrit ose të ngjashme.
Sigurohuni t‘i hidhni bateritë në mënyrën e duhur.
Hiqni bateritë nga njësia kur nuk e përdorni për kohë
të gjatë, për të parandaluar rrjedhjen e baterive,
gërryerjen dhe shpërthimin.