Operating instructions

Informacion për përdoruesit rreth grumbullimit dhe asgjësimit të pajisjeve të vjetra dhe
të baterive të përdorura
Këto simbole mbi produkte, ambalazh dhe/ose në dokumentet shoqëruese tregojnë se pajisjet elektronike
dhe elektrike dhe bateritë e përdorura nuk duhen përzier me mbetjet e zakonshme të shtëpisë.
Për trajtimin e duhur, rikuperimin dhe riciklimin e produkteve të vjetra dhe të baterive të përdorura, jeni të
lutur t‘i dorëzoni ato në pikat e autorizuara të grumbullimit, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe
direktivat 2002/96/EC dhe 2006/66/EC të Bashkimit Evropian.
Duke i hedhur këto produkte dhe bateritë në mënyrën e duhur, ju do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve
të çmueshme dhe në parandalimin e ndikimeve të mundshme negative në shëndetin e njerëzve dhe në
mjedis, të cilat mund të shkaktohen nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve.
Për më shumë informacion mbi grumbullimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra dhe të baterive të
përdorura, kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbetjeve ose me pikën ku i keni blerë
këto artikuj.
Parashikohen dhe mund të aplikohen sanksione kur këto mbetje nuk hidhen në mënyrën e duhur dhe në
përputhje me legjislacionin kombëtar.
Për përdoruesit komercialë në Bashkimin Evropian
Nëse dëshironi të asgjësoni pajisje elektrike dhe elektronike, jeni të lutur të kontaktoni me shitësin ose
furnizuesin tuaj për më shumë informacion.
[Informacion për asgjësimin në shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian]
Këto simbole janë të vlefshme vetëm në Bashkimin Evropian. Nëse dëshironi t‘i asgjësoni këta artikuj, jeni
të lutur të kontaktoni me autoritetet vendore ose shitësin dhe të pyetni për mënyrën e duhur të asgjësimit
të tyre.
Shënim për simbolin e baterisë (shembujt e dy simboleve të poshtme)
Ky simbol mund të përdoret në kombinim me në simbol kimik. Në këtë rast, ai është në përputhje me
kërkesën e përcaktuar nga direktiva për substancën kimike në fjalë.
Regjistrimi i klientit
Numri i modelit dhe numri i serisë i këtij produkti mund të gjenden në pjesën e pasme të tij. Shënoni këtë numër serie
në hapësirën e mëposhtme dhe ruajeni këtë broshurë dhe faturën e blerjes si provë të përhershme të blerjes suaj për
t‘ju ndihmuar në identi kimin në rast vjedhjeje ose humbjeje dhe për qëllimet e shërbimit të garancisë.
Numri i modelit
Numri i serisë
Panasonic Corporation Shqip
Faqja e internetit: http://panasonic.net TQB0E2462U
© Panasonic Corporation 2014 Printuar në Republikën Çeke.