Owner's Manual

6
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të paqëndrueshme ose
në sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, shmangni vendet ku ka dridhje ose aty
ku produkti nuk mund të mbështetet plotësisht.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë ose të rrëshqasë, gjë që mund t'ju
shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
y
Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të
shmangni përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë
që mund të shkaktojë lëndim.
y
Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen e montimit në mur VESA
(pjesët fakultative) në pjesën e pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë
fakultative), bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
y
Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.
y
Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të
kualifikuar.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y
Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 7-fishi i
madhësisë së ekranit kur shikoni TV.
Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në
shikim.
y
Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim të telekomandës.
y
Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra.
Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
y
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. mbajini larg dritës së
drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë.
y
MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.
y
Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të
saj.
y
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një
dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
y
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni
që kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim
ose mund të dëmtojë produktin.
y
Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e
përdorni prizën elektrike si çelës.)
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.