Manual

10
UDHËZIMET MBI SIGURINË
ENG
SHQIP
KUJDES
Ambienti i shikimit
y
Distanca e shikimit
-
- Ruani një distancë prej të paktën sa dyfishi i gjatësisë së ekranit kur të shikoni përmbajtje 3D. Nëse nuk
ndiheni komod gjatë shikimit të përmbajtjeve 3D, largohuni më shumë nga TV-ja.
Mosha e shikimit
y
Foshnjat/Fëmijët
-
- Përdorimi/Shikimi i përmbajtjeve 3D për fëmijët nën moshën 6 vjeç është i ndaluar.
-
- Fëmijët nën moshën 10 vjeç mund të mbireagojnë dhe mund të emocionohen së tepërmi sepse shikimi
i tyre është në zhvillim e sipër (për shembull: mund të përpiqen të prekin ekranin ose të hidhen mbi të).
Kërkohet mbikëqyrje e veçantë dhe kujdesi i duhur për fëmijët që shikojnë përmbajtje 3D.
-
- Fëmijët kanë një diferencë binokulare më të madhe në krahasim me të rriturit për sa i përket shikimit të 3D-
së sepse distanca ndërmjet syve tek ata është më e shkurtër se tek të rriturit. Prandaj dhe ata dallojnë një
thellësi më steriotipike krahasuar me të rriturit për të njëjtin imazh 3D.
y
Adoleshentët
-
- Adoleshentët nën moshën 19 vjeç mund të reagojnë me ndjeshmëri për shkak stimulimit të dritës në
përmbajtjet 3D. Këshillojini ata të kufizojnë shikimin e përmbajtjeve 3D për një kohë të gjatë kur janë të
lodhur.
y
Të moshuarit
-
- Të moshuarit m und të shikojnë më pak efekte 3D krahasuar me të rinjtë. Mos u ulni më afër TV-së se sa
distanca e rekomanduar.
Kujdes kur përdorni Syzet 3D
y
Sigurohuni që të përdorni syze LG 3D. Në të kundërt, mund të mos jeni në gjendje të shikoni siç duhet videot
3D.
y
Mos përdorni syze 3D në vend të syzeve tuaja normale, syzeve të diellit ose syzeve mbrojtëse.
y
Përdorimi i syzeve 3D të modifikuara mund të shkaktojë tension të syve ose deformim të imazhit.
y
Mos i mbani syzet 3D në temperatura tepër të larta ose të ulëta. Kjo shkakton deformim.
y
Syzet 3D janë të brishta dhe mund të gërvishten lehtësisht. Përdorni gjithmonë një copë lecke të butë dhe
të pastër kur të pastroni lentet. Mos i gërvishtni lentet e syzeve 3D me objekte të mprehta ose t'i pastroni me
kimikate.