Instruction Manual

6
ENG
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës suaj.
Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.
Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë dhe kontaktoni
qendrën lokale të shërbimit.
- Produkti ka pësuar goditje
- Produkti është dëmtuar
- Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
- Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, shkëputeni
kordonin elektrik nga produkti.
Pluhuri mund të shkaktojë zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë rrjedhje
elektrike, goditje elektrike ose zjarr.
Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes, dhe mbi aparat nuk
duhet të vendoset asnjë objekt i mbushur me lëngje, si p.sh. vazo.