User manual

9
ENGSHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi të këndit të shikimit
(majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me performancën e
produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
y
Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali transmetimi, menyja në ekran, pamje të një
videoloje) për një kohë të gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen e imazhit në ekran, gjë që
njihet si ngjitje e imazhit. Garancia nuk mbulon produktin për ngjitje të imazhit.
Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e televizorit për një kohë të gjatë (2 ose më shumë orë
për LCD, 1 ose më shumë orë për Plasma).
Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të gjatë, ngjitja e imazhit mund të shfaqet në kufijtë
e panelit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose
rimbursimit.
y
Tingull i gjeneruar
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga
një tkurrje termike plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e zakonshme për
produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një
zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të madhe energjie për të vënë në
punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë e produktit.