User manual

Nëse pajisja është instaluar pas një
paneli mobilieje (p.sh. derë)
sigurohuni që dera të mos mbyllet
asnjëherë kur pajisja është në punë.
Mund të akumulohet nxehtësi dhe
lagështirë pas një paneli të mbyllur
mobilieje dhe mund të shkaktojë si
rrjedhim dëme në pajisje, njësinë
brenda së cilës ndodhet apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet prej xhami të
thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/
emetimesh kimike (avuj) në
regjimin pirolitik.
Përpara se të kryeni funksionin
Vetëpastrim pirolitik ose përpara
përdorimit të parë ju lutemi hiqni nga
hapësira e furrës:
çdo ushqim të mbetur, mbetje/
rrjedhje vaji ose yndyre.
Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet
për pastrim pirolitik.
Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë
kohës që pastrimi pirolitik është në
funksionim.
Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i
nxehtë nga fletët e përparme të
ajrimit.
Pastrimi pirolitik është një operacion
me temperaturë të lartë dhe mund të
lëshojë tymra nga mbetjet e gatimit
dhe materialet e ndërtimit, prandaj
konsumatorët këshillohen të veprojnë
si më poshtë:
të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë
dhe pas çdo pastrimi pirolitik.
të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë
përdorimit të parë dhe pas tij, në
një temperaturë maksimale pune.
Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj
dhe zvarranikë mund të jenë
jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj
avujve të fortë që dalin gjatë procesit
të pastrimit në të gjitha furrat pirolitike.
Largoni çdo kafshë shtëpiake
(veçanërisht zogjtë) nga zona
pranë pajisjes gjatë dhe pas
pastrimit pirolitik dhe në fillim
përdorni funksionimin në
temperaturë maksimale në një
zonë të ajrosur mirë.
Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund
të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve
të lokalizuara të temperaturave në
afërsi të furrave pirolitike kur është në
punë programi pirolitik i vetëpastrimit.
Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund të
dëmtohen nga përdorimi i funksionit të
pastrimit pirolitik në temperaturë të
lartë në të gjitha furrat pirolitike dhe
mund të jenë gjithashtu burim për avuj
të dëmshëm të nivelit të ulët.
Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/
mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk
janë të dëmshme për njerëzit, duke
përfshirë fëmijët ose personat me
probleme mjekësore.
www.electrolux.com6