User manual
furçë dhe/ose fshesë me korrent.
Mbylleni filtrin.
5. Nëse është e nevojshme hiqni pushin
nga filtri dhe guarnicioni. Për këtë
mund të përdorni një fshesë me
korrent. Futeni filtrin në kutinë e tij.
11.2 Shkarkimi i depozitës së
ujit
Shkarkoni depozitën e ujit të kondensuar
pas çdo cikli tharjeje.
Nëse depozita e ujit të kondensuar është
plot, programi ndalet automatikisht. Në
ekran shfaqet simboli
Depozita e ujit
dhe duhet të zbrazet depozita e ujit.
Për të zbrazur depozitën e ujit:
1. Tërhiqeni depozitën e ujit dhe
mbajeni në pozicion horizontal.
2. Nxirreni lidhjen plastike dhe zbrazni
depozitën e ujit në një legen ose enë
të përshtatshme.
3. Futeni lidhjen plastike dhe montoni
depozitën e ujit.
4. Për të vazhduar programin, shtypni
butonin Start/Pause.
11.3 Pastrimi i kondensatorit
Nëse në ekran pulson simboli
Kondensatori
, duhet të pastrohen
kondensatori dhe ndarja e tij.
Për të pastruar kondensatorin dhe
ndarjen e tij:
1. Hapni derën.
2. Lëvizni butonin e lirimit në fund të
derës dhe hapni derën e
kondensatorit.
3. Rrotulloni 2 bllokuesit për të
zhbllokuar kapakun e kondensatorit.
SHQIP 19