User manual

Në këto kushte, temperatura
e ndarjes së frigoriferit mund
të bjerë nën 0°C. Nëse
ndodh diçka e tillë,
rivendoseni rregulluesin e
temperaturës në një cilësim
më të ngrohtë.
4.5 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe të gjatë mospërdorimi, përpara
se të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë të paktën 2 orë me
funksionin FROSTMATIC të aktivizuar.
Në rast shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të ndërprerjes së
energjisë elektrike, nëse kjo
zgjat më shumë se vlera e
treguar në tabelën e të
dhënave teknike te "Koha në
rritje”, ushqimi i shkrirë duhet
të konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të rivendoset në ngrirje (pasi
është ftohur).
4.6 Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
Mos e hapni shpesh derën ose mos e
lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet patjetër.
Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
caktuar në temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa
ndërprerje duke shkaktuar formimin e
brymës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse ndodh kjo gjë,
caktojeni rregullatorin e temperaturës
në një cilësim më të ngrohtë për të
mundësuar shkrirjen automatike dhe
si rrjedhojë reduktimin e konsumit të
energjisë.
www.aeg.com8