User manual

kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes
së ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
KËSHILLA PËR DEPOZITIMIN E
USHQIMEVE TË NGRIRA
Për të arritur një rendiment sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni që ushqimet e ngrira
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
të siguroheni që ushqimet e ngrira
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë hapur më
shumë se ç’duhet;
pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
18
www.aeg.com