User manual

4.4 Ruajtja e ushqimit në
ndarjen e ngrirësit
Mbulojeni me kapak ose mbështilleni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë.
Vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Mbajeni ushqimin në të gjitha raftet jo më
afër se 20 mm nga pareti i pasmë dhe 15
mm nga dera.
4.5 Njësia FreshBox
Sirtari brenda njësisë është i
përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve
të freskëta, si peshku, mishi dhe
produktet e detit, sepse temperatura këtu
është më e ulët sesa në pjesën tjetër të
frigoriferit.
KUJDES!
Përpara vendosjes ose
heqjes së njësisë FreshBox
në pajisje, hiqni sirtarin
MaxiBox dhe kapakun prej
xhami.
Njësia FreshBox është e pajisur me
shina. Kur e hiqni nga ndarja e frigoriferit,
tërhiqeni njësinë drejt jush dhe hiqni
koshin duke e anuar pjesën e përparme
të tij për nga poshtë.
4.6 DYNAMICAIR
Ndarja e frigoriferit ka një pajisje që
mundëson ftohjen e shpejtë të ushqimit
dhe ruan një temperaturë më të
njëtrajtshme në të.
Kur është e nevojshme, kjo pajisje
aktivizohet automatikisht, për shembull
për rikuperimin e shpejtë të temperaturës
pas hapjes së derës ose kur temperatura
e ambientit është e lartë.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
5.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
SHQIP 9