User manual

KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
Rafti i poshtëm që ndan dhomëzën e
ftohësit nga dhomëza mund të hiqet
vetëm për pastrim. Për ta hequr,
tërhiqeni raftin drejt.
Për të siguruar funksionim të
plotë të dhomëzës
FreshBox, pas pastrimit rafti
i poshtëm dhe pllakëzat
duhet të vendosen sërish në
pozicionet ku ndodheshin.
Pllakëzat mbi sirtarët në dhomëz mund
të hiqen për t'u pastruar.
5.3 Shkrirja
Pajisja është pa formim brymë. Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk
krijohet ngricë, as në muret e brendshëm
as mbi ushqime. Moskrijimi i ngricës vjen
si rezultat i qarkullimit të vazhdueshëm të
ajrit të ftohtë brenda ndarjes, që vihet në
punë nga një ventilator automatik. Uji i
shkrirjes shkarkohet nëpërmjet një
zgavre brenda një mbajtëseje të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme
të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku
dhe avullon.
5.4 Periudhat e
mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët.
4. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është
mbështetur mirë në
dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja
qëndron palëvizur.
www.aeg.com10