User manual
Programi fillon, kapaku është i bllokuar.
Ekrani shfaq treguesin .
Pompa e shkarkimit mund të
punojë për një kohë të
shkurtër kur pajisja mbushet
me ujë.
10.7 Rillogaritja e kohës së
ciklit
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
• Pajisja e përshtat
automatikisht kohën e
ciklit sipas rrobave që
vendosni në kazan për të
pasur rezultate perfekte
në larje duke shfrytëzuar
minimumin e nevojshëm
të kohës.
• Në ekran shfaqet vlera e
re e kohës.
10.8 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni butonin Shtyrja vazhdimisht
derisa ekrani të shfaqë numrin e
minutave ose orëve të shtyrjes.
Treguesi përkatës ndizet.
2. Shtypni butonin Start/Pause.
Pajisja nis numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon automatikisht.
Përpara se të shtypni
butonin Start/Pause për të
startuar pajisjen, ju mund të
anuloni ose ndryshoni
vendosjen e shtyrjes së
programit.
10.9 Anulimi i shtyrjes së
programit
Për të anuluar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Start/Pause për ta
caktuar pajisjen në pauzë.
Treguesi përkatës pulson.
2. Shtypni vazhdimisht butonin Shtyrja
derisa ekrani të tregojë .
3. Shtypni sërish butonin Start/Pause
për ta nisur programin menjëherë.
10.10 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i një opsioni
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni butonin Start/Pause.
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndryshoni opsionin e vendosur.
3. Shtypni butonin Start/Pause sërish.
Programi vazhdon.
10.11 Anulimi i një programi
në funksionim
1. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për të
anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni butonin Ndezje/Fikje sërish
për të aktivizuar pajisjen.
Tashmë mund të vendosni një program
të ri larjeje.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.12 Dallimi i ngarkesës me
ProSense
Pasi prekni butonin Start/Pause:
1. Pulson treguesi .
2. ProSense nis diktimin e ngarkesës
së larjes për të llogaritur kohëzgjatjen
reale të programit. Treguesi dhe
pika e kohës pulsojnë.
3. Pas rreth 15 minutash ekrani shfaq
kohëzgjatjen e re të programit:
treguesi fiket dhe pika e kohës
ndalon pulsimin.
Pajisja rregullon automatikisht
kohëzgjatjen e programit për rrobat
për të arritur rezultatet më të mira në
larje brenda kohës më të shkurtër të
mundshme. Kohëzgjatja e programit
mund të rritet ose të ulet.
Dallimi me ProSense kryhet
vetëm me programet e plota
të larjes (nuk zgjidhet fazë
kapërcimi).
SHQIP 19