User manual

2.5 Kompresori
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Kompresori dhe sistemi i tij në
makinën larëse dhe tharëse është i
mbushur me një lëndë të veçantë, e
cila nuk përmban hidrokarbure me
fluor dhe klorur. Sistemi duhet të
qëndrojë hermetik. Dëmtimi i sistemit
mund të shkaktojë rrjedhje.
2.6 Eliminimi i pajisjes
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes
1 2 3 4
11
6
7
8
9
5
12
13
14
10
1
Pjesa e sipërme
2
Kutia e detergjentit
3
Filtri/at e ajrit
4
Paneli i kontrollit
5
Doreza e derës
6
Etiketa e specifikimeve
7
Filtri i pompës së shkarkimit
8
Këmbët për nivelimin e pajisjes
9
Vrimat e qarkullimit të ajrit
10
Zorra e shkarkimit të ujit
11
Valvula e hyrjes së ujit
12
Kablloja e furnizimit me energji
13
Bulonat e transportit
14
Këmbët për nivelimin e pajisjes
SHQIP 7