User manual

UDHËZIME DHE KËSHILLA
NGARKESA E RROBAVE
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që ndodhen
në etiketat e kujdesit te rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha dhe
ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë që
ato të lahen më vete herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent të
veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese për
larje apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje :
Veshje pa bordurë të kthyer apo me
të çara
Sytjena me tel.
Përdorni një qese për larje për të larë
sendet e vogla.
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së shtrydhjes. Nëse ndodh kjo,
rregulloni manualisht artikujt brenda
tamburit dhe startojeni sërish fazën e
sthrydhjes.
NJOLLAT E VËSHTIRA
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
DETERGJENTET DHE
PRODUKTET SUPLEMENTARE
Përdorni vetëm detergjente dhe
substanca shtesë të prodhuara
posaçërisht për lavatriçen.
Mos i përzieni llojet e ndryshme
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e
caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse përdorni detergjente të
lëngshme, mos vendosni fazën e
paralarjes.
Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti me
ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë.
FORTËSIA E UJIT
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në zonat
ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi
i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi
i produkteve.
Shkallët ekuivalente masin fortësinë e ujit:
Sistemi gjerman (°dH).
Sistemi francez (°TH).
mmol/l (milimol për çdo litër - njësi
ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
Gradë Clarke.
24
www.aeg.com