User manual

16.3 Lloji dhe sasia e
detergjentit
Zgjedhja e detergjentit dhe përdorimi i
sasive të duhura jo vetëm që ndikon te
performanca në larje, por ndihmon
gjithashtu edhe në shmangien e
mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit:
Përdorni vetëm detergjente dhe
trajtime të tjera të prodhuara
posaçërisht për lavatriçe. Së pari,
ndiqni këto rregulla të përgjithshme:
detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave, duke
përfshirë delikatet. Preferohen
detergjente pluhur që përmbajnë
zbardhues për higjienizimin e të
bardhave dhe rrobave të palara,
detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave ose të posaçme vetëm
për të leshtat.
Zgjedhja dhe sasia e detergjentit
varen nga: lloji i tekstilit (delikate, të
leshta, pambuk etj.), ngjyra e rrobave,
madhësia e ngarkesës, niveli i
ndotjes, temperatura e larjes dhe
fortësia e ujit të përdorur.
Ndiqni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i detergjenteve ose
trajtimeve të tjera pa tejkaluar nivelin
e treguar maksimal (
).
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Përdorni më pak detergjent, nëse:
po lani një sasi të vogël rrobash,
rrobat nuk janë shumë të ndotura,
formohet shumë shkumë gjatë
larjes.
Kur përdorni tableta ose bustina
detergjenti, gjithmonë futini brenda në
kazan, jo në folenë e detergjentit.
Detergjenti i pamjaftueshëm mund të
shkaktojë:
rezultate të pakënaqshme larjeje,
ngarkesa e larjes bëhet gri,
rroba me yndyrë,
myk në pajisje.
Detergjenti i tepërt mund të shkaktojë:
prodhim të tepërt shkume,
efekt larjeje të reduktuar,
shpëlarje të pamjaftueshme,
ndikim më të madh në mjedis.
16.4 Këshilla ekologjike
Për të kursyer ujin, energjinë, si dhe për
të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit,
rekomandojmë të ndiqni këto këshilla:
Rrobat me ndotje normalemund të
lahen pa paralarje për të kursyer
detergjent, ujë dhe kohë (duke
mbrojtur gjithashtu dhe mjedisin!).
Mbushja e pajisjes deri në
kapacitetin maksimal që tregohet
për secilin prej programeve,
ndihmon në reduktimin e energjisë
dhe konsumit të ujit.
Me trajtim të përshtatshëm paraprak,
mund të hiqen njollat dhe ndotja deri
në një farë shkalle; rrobat pastaj
mund të lahen në temperaturë më të
ulët.
Për të përdorur sasinë e duhur të
detergjentit, shikoni sasinë e
sugjeruar nga prodhuesi i detergjentit
dhe kontrolloni fortësinë e ujit të
sistemit tuaj shtëpiak. Shikoni
paragrafin “Fortësia e ujit”.
Caktoni shpejtësinë maksimale të
mundshme të centrifugimit për
programet e zgjedhura për kursimin e
energjisë gjatë fazës së tharjes!
16.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të mësuar fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
SHQIP 35