User manual
here kryeni procedurën e mëposhtme të
pastrimit:
1. Hapni sirtarin. Shtypni kapësen
poshtë siç tregohet në figurë dhe
tërhiqeni.
1
2
2. Hiqni pjesën e sipërme të folesë së
adititivit për të ndihmuar pastrimin
dhe për ta larë në ujë të rrjedhshëm
të ngrohtë, për të hequr gjurmët e
detergjentit të akumuluar. Pas
pastrimit, vendoseni sërish pjesën e
sipërme në vendin e vet.
3. Sigurohuni që të gjitha mbetjet e
detergjentit të hiqen nga pjesa e
sipërme dhe e poshtme e folesë.
Përdorni një furçë të vogël për të
pastruar folenë.
4. Futeni sirtarin e detergjentit në
binaret udhezues dhe mbylleni. Vini
në punë një program shpëlarjeje pa
rroba në kazan.
12.7 Pastrimi i pompës së
shkarkimit
PARALAJMËRIM!
Hiqni spinën nga priza
elektrike.
Kontrolloni rregullisht filtrin e
pompës së shkarkimit dhe
sigurohuni që të jetë e
pastër.
Pastrojeni pompën e shkarkimit nëse:
• Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• Kazani nuk rrotullohet.
• Pajisja bën një zhurmë të pazakontë
për shkak të bllokimit të pompës së
shkarkimit.
• Në ekran shfaqet kodi i alarmit .
PARALAJMËRIM!
• Mos e hiqni filtrin gjatë
kohës që pajisja është në
punë.
• Mos e pastroni pompën
nëse uji në pajisje është i
nxehtë. Prisni derisa uji të
ftohet
Vazhdoni si më poshtë për të pastruar
pompën:
1. Hapni kapakun e pompës.
SHQIP 31