User manual
Pompa e shkarkimit mund të
punojë pak përpara se
pajisja të mbushet me ujë.
10.7 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Prekni butonin Shtyrja e programit në
mënyrë të përsëritur derisa ekrani të
shfaqë kohën e dëshiruar të
vonesës. Treguesi ndizet.
2. Prekni butonin Nisja/Pauza.
Pajisja fillon numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
Përllogaritja me PROSENSE
fillon në përfundim të
numërimit mbrapsht.
Anulimi i shtyrjes së
programit pasi ka nisur
numërimi mbrapsht
Për të anuluar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Nisja/Pauza për ta
vënë pajisjen në pauzë. Treguesi
përkatës pulson.
2. Prekni butonin Shtyrja e programit në
mënyrë të përsëritur derisa ekrani të
tregojë
.
3. Shtypni sërish butonin Nisja/Pauza
për ta filluar programin menjëherë.
Ndryshimi i shtyrjes së
programit pasi ka nisur
numërimi mbrapsht
Për të ndryshuar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Nisja/Pauza për ta
vënë pajisjen në pauzë. Treguesi
përkatës pulson.
2. Prekni butonin Shtyrja e programit në
mënyrë të përsëritur derisa ekrani të
shfaqë kohën e dëshiruar të
vonesës.
3. Shtypni sërish butonin Nisja/Pauza
për ta filluar numërimin e ri mbrapsht.
10.8 Dallimi i ngarkesës me
ProSense
Kohëzgjatja e programit në
ekran i referohet një
ngarkese të mesme/të
lartë.
Pas prekjes së butonit Nisja/Pauza, fiket
treguesi i ngarkesës maksimale të
deklaruar, treguesi pulson, ProSense
fillon dallimin e ngarkesës së rrobave:
1. Pajisja e dallon ngarkesën brenda 30
sekondave të para: treguesi
dhe
pikat e kohës
pulsojnë, kazani
rrotullohet ngadalë.
2. Në përfundim të dallimit të
ngarkesës, treguesi fiket dhe pikat
e kohës ndalojnë së pulsuari.
Kohëzgjatja e programit do të
rregullohet përkatësisht dhe mund të
rritet ose ulet. Pas 30 sekondave të
tjera, fillon mbushja me ujë.
Në përfundim të dallimit të ngarkesës, në
rast mbingarkese të kazanit, treguesi
pulson në ekran:
Në këtë rast, për 30 sekonda, pajisja
mund të vendoset në pauzë dhe mund të
hiqen rrobat e tepërta.
Pasi hiqen rrobat e tepërta, prekni
butonin Nisja/Pauza për të nisur sërish
programin. Faza ProSense mund të
përsëritet deri në tre herë (shikoni pikën
1).
E rëndësishme! Nëse nuk do të
reduktohet sasia e rrobave, programi i
larjes fillon gjithsesi, pavarësisht
mbingarkesës. Në këtë rast, nuk do të
jetë e mundur që të garantohen
rezultatet më të mira të larjes.
Pas 20 minutash pas nisjes
së programit, kohëzgjatja e
programit mund të përshtatet
sërish në varësi të
kapacitetit të thithjes së ujit
nga rrobat.
Dallimi me ProSense kryhet
vetëm me programet e plota
të larjes (nuk zgjidhet fazë
kapërcimi).
www.aeg.com26