User manual

Rregullimi i duhur i nivelit të
pajisjes parandalon dridhjet,
zhurmat dhe lëvizjen e
pajisjes kur është në punë.
3.3 Zorra e furnizimit me ujë
1. Lidhni zorrën e hyrjes së ujit me
pjesën e pasme të pajisjes.
2. Pozicionojeni atë majtas ose djathtas
në varësi të pozicionit të rubinetit të
ujit.
Sigurohuni që zorra e hyrjes
së ujit të mos jetë në
pozicion vertikal.
3. Nëse është e nevojshme, lironi
dadon unazë për ta vendosur në
pozicionin e duhur.
4. Lidheni zorrën e furnizimit me ujë te
rubineti i ujit të ftohtë me fileto 3/4.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos ketë
rrjedhje nga pjesët
bashkuese.
Mos përdorni zorrë
zgjatuese nëse zorra e
furnizimit me ujë është tepër
e shkurtër. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit për
zëvendësimin e zorrës së
furnizimit të ujit.
3.4 Pajisja e ndalimit të ujit
Zorra e furnizimit te ujit ka një
mekanizem për ndalimin e ujit. Ky
mekanizem parandalon rrjedhjet e ujit në
zorrë për nga vjetrimi natyror i tij.
Sektori i kuq në dritaren «A» tregon këtë
defekt.
A
Nëse ndodh kjo, mbyllni rubinetin e ujit
dhe kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit për të zëvendësuar zorrën.
3.5 Shkarkimi i ujit
Zorra e shkarkimit duhet të qëndrojë në
një lartësi jo më të vogël se 60 cm dhe jo
më të madhe se 100 cm.
Tubi i shkarkimit mund të lidhet në
mënyra të ndryshme:
www.aeg.com8