User manual
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
• Fikini zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
• Mos u mbështesni në detektorin e
tiganëve.
• Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
mund të nxehen shumë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga
rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të
parandaluar goditjet elektrike.
• Përdoruesit me stimulues kardiak
duhet të mbajnë një distancë
minimale prej 30 cm nga zonat e
gatimit me induksion kur pajisja është
në punë.
• Kur e vendosni ushqimin në vaj të
nxehtë, ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund
të lëshojnë avuj të ndezshëm.
Mbajeni flakën ose objektet e nxehura
larg nga yndyrat dhe vajrat kur
gatuani me to.
• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
• Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
• Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
• Mos vendosni kapak të nxehtë tigani
në një sipërfaqen e xhamit të
pianurës.
• Mos vini enë bosh mbi pllakën e
nxehtë.
• Bëni kujdes të mos lini objekte ose
enë gatimi të bien mbi pajisje.
Sipërfaqja mund të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
• Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enët me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin xhamin/qeramikën
prej xhami. Gjithmonë ngrijini këto
objekte peshë kur duhet t'i lëvizni në
sipërfaqen e gatimit.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime
të tjera, për shembull për ngrohje
dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
• Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni
pajisjen nga energjia elektrike.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
• Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e
duhur të hedhjes së pajisjes.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
2.6 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
www.aeg.com6