User manual

Aspiratori në figurë është përdorur
vetëm si shembull.
Pajisjet e tjera të
komanduara në distancë
mund të bllokojnë sinjalin.
Mos përdorni pajisje të
komanduara në distancë në
kohën kur përdorni
funksionin e pianurës.
Aspiratorët e sobës me funksionin
Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve
të sobës që funksionojnë me këtë
funksion, drejtojuni faqes sonë të
internetit për klientët. Aspiratorët e sobës
AEG që punojnë me këtë funksion duhet
të kenë simbolin
.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Informacione të
përgjithshme
Pastroni pjanuren pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pjanures.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
pjanures.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin.
6.2 Pastrimi i pianurës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime
me sheqer. Nëse nuk e bëni, pianura
mund të dëmtohet nga papastërtia.
Kini kujdes të shmangni djegiet.
Vendoseni kruajtësen speciale mbi
sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqeni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni pianurën me një leckë të
njomë dhe me detergjent jo-gërryes.
Pas pastrimit, thajeni pianurën me një
leckë të butë.
Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme
metalike: përdorni një solucion me
ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen
e xhamit me një leckë të njomë.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
SHQIP 15