User manual

Table Of Contents
Tiganë me dimensione të
ndryshme mund të kërkojnë
kohë nxehjeje të ndryshme.
Tiganët e rëndë ruajnë më
shumë nxehtësi se tiganët e
lehtë, por kërkojnë më
shumë kohë për t'u nxehur.
5.6 Tiganët e duhur për
funksionin Fry Assist
Përdorni vetëm tiganë me bazament të
sheshtë. Për të kontrolluar tigani është ai
i duhuri:
1. Vendoseni tiganin përmbys.
2. Vendosni një vizore në fund të
tiganit.
3. Provoni të vendosni një monedhë 1,
2 ose 5 cent (ose me trashësi të
ngjashme) ndërmjet vizores dhe
fundit të tiganit.
a. Nëse mundeni ta vendosni
monedhën në hapësirën
ndërmjet vizores dhe tiganit,
atëherë është tigani i duhur.
b. Nuk është tigani i duhur nëse nuk
mundeni ta vendosni monedhën
në hapësirën ndërmjet vizores
dhe tiganit.
5.7 Këshilla dhe sugjerime
për funksionin Hob²Hood
Kur e përdorni vatrën me funksionin:
Mbrojeni panelin e aspiratorit nga
drita diellore e drejtpërdrejtë.
Mos vendosni dritë halogjene mbi
panelin e aspiratorit.
Mos e mbuloni panelin e vatrave.
Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet
vatrës dhe aspiratorit (për shembull
me dorë ose me dorezat e enëve të
gatimit). Shihni figurën. Aspiratori në
figurë është përdorur vetëm si
shembull.
Mund të ndodhë që sinjali të
bllokohet nga pajisje të tjera
të komanduara nga
distanca. Për ta shmangur
këtë, mos i përdorni
njëkohësisht telekomandën
e pajisjes dhe vatrën.
Aspiratorët e sobës me funksionin
Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve
të sobës që funksionojnë me këtë
funksion, drejtojuni faqes sonë të
internetit për klientët. Aspiratorët e sobës
AEG që punojnë me këtë funksion duhet
të kenë simbolin .
www.aeg.com16