User manual

Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj
mbi një vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të
rezultojë në zjarr.
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Kjo pajisje është e përshtatshme për
tregjet e mëposhtme: AL
BG HR
MK
RS
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit.
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Rekomandojmë që të
instalohet një panel ndarës me
material që nuk digjet poshtë pajisjes
për të parandaluar arritjen e pjesës
poshtme.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.
Përdorni kabllo elektrike të
përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të
përdridhen.
Sigurohuni që kablloja ose spina
elektrike (nëse ka) të mos prekë
pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të
4
www.aeg.com