User manual
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse ata mbikëqyren nga një i rritur ose
nga një person që është përgjegjës për sigurinë e
tyre.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen. Fëmijët nën
moshën 3-vjeçare nuk duhet të lihen pranë pajisjes pa
u mbikëqyrur.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
prekshme janë të nxehta.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ju rekomandojmë që ta aktivizoni.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë
gjatë përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
SHQIP 3