User manual
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Bie automati nga pajisja. • Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar
njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim. Kontrolloni
amperazhin e prizës dhe kapacitetin e matësit ose fikni
një prej pajisjeve që jeni duke përdorur.
• Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me një
qendër të autorizuar shërbimi.
Referojuni "Përpara
përdorimit të parë",
"Përdorimi i përditshëm"
ose "Udhëzime dhe
këshilla" për shkaqet e tjera
të mundshme.
Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,
çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen
në tabelë, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
12.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje.
• Referojuni "Përdorimi i përditshëm", "Udhëzime
dhe këshilla" dhe fletëpalosjes për mbushjen e
koshave.
• Përdorni programe me larje më intensive.
• Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
Rezultate të pakënaqshme
tharjeje.
• Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së
mbyllur.
• Nuk ka shpëlarës ose dozimi i shpëlarësit nuk është i
mjaftueshëm. Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një
nivel më të lartë.
• Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me
peshqir.
• Për performancë më të mirë në tharje, aktivizoni
XtraDry dhe AirDry.
• Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shpëlarës, edhe
në kombinim me tableta të shumëfishta.
Ka vija të bardha ose shtresa
me ngjyrë blu mbi gota dhe
enë.
• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është tepër e madhe.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
ulët.
• Sasia e detergjentit është tepër e madhe.
Në gota dhe pjata ka njolla
dhe pika të thata uji.
• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është e pamjaftueshme.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
lartë.
• Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
www.aeg.com22