User manual

Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Vendosini thikat dhe takëmet me maja të mprehta në
koshin e takëmeve, të drejtuara me majat poshtë ose
në pozicion horizontal.
Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse nuk e
mbikëqyrni, për të parandaluar rrëzimin mbi të.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e
vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar nën dhe pranë strukturave të
sigurta.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllin elektrike. Nëse kablloja e
korrentit duhet zëvendësuar, kjo
duhet kryer nga Qendra e Autorizuar
e Shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse
duhet të ndërrohet siguresa në spinë,
përdorni siguresën: 13 amp ASTA
(BS 1362).
www.aeg.com4