User manual
Informacion për institutet testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
info.test@dishwasher-production.com
Shkruani numrin e produktit (PNC) që ndodhet te etiketa e specifikimeve.
5. OPSIONET
Aktivizoni ose çaktivizoni
opsionet përpara fillimit të një
programi. Nuk mund t'i aktivizoni
ose t'i çaktivizoni opsionet gjatë
funksionimit të një programi.
Në janë cilësuar një ose më
shumë opsione, sigurohuni që
treguesit përkatës të jenë të
ndezur përpara se të filloj
programi.
5.1 Funksioni i shumëfishtë
Aktivizojeni këtë opsion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky opsion çaktivizon shpërndarjen e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre janë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
• Shtypni vazhdimisht Option derisa të
ndizet treguesi i shumëfishtë.
• Opsioni qëndron aktiv derisa ta
çaktivizoni atë. Shtypni vazhdimisht
Option derisa të fiket treguesi i
shumëfishtë.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
të kombinuara të detergjentit,
përpara se të filloni përdorimin
veçmas të detergjentit, lëndës
shpëlarëse dhe kripës së enëlarëses,
ndiqni këto hapa:
1. Çaktivizoni opsionin e shumëfishtë.
2. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin
më të lartë.
3. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
4. Nisni programin më të shkurtër me
një fazë shpëlarjeje, pa detergjent
dhe pa enë.
5. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni sasinë e lëshuar të lëndës
shpëlarëse.
5.2 ÖKO PLUS
Ky funksion ul temperaturën në fazën e
tharjes. Konsumimi i energjisë ulet me
25%.
Enët mund të jenë të lagura në fund të
programit.
Shtypni vazhdimisht Option derisa të
ndizet treguesi ÖKO PLUS.
Nëse opsioni nuk aplikohet për
programin, treguesi nuk ndizet.
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Nëse
jo, përshtatni zbutësin e ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për informacion mbi
fortësinë e ujit në zonën tuaj.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Në pajisje mund të qëndrojnë
mbetje nga procesi. Për t'i hequr ato,
nisni një program. Mos përdorni
detergjent dhe mos ngarkoni koshat.
Nëse përdorni tableta të
kombinuara detergjentesh,
aktivizoni opsionin e
shumëfishtë.
8
www.aeg.com