User manual
1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë
me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri
fizike të reduktuar, funksione mendore
të reduktuara ose mungesë përvoje
dhe njohurish, përfshirë këtu edhe
fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje.
Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose
të udhëzohen për përdorimin e
pajisjes nga personi përgjegjës për
sigurinë e tyre. Mos lejoni fëmijët të
luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
• Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg derës së pajisjes gjatë kohës që
ajo është e hapur.
1.2 Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen e dëmtuar.
• Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë nën
0°C.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
ofruara me pajisjen.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Lidhja e ujit
• Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e
ujit.
• Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të
rinj ose në tuba që nuk janë përdorur
për një kohë të gjatë, lëreni ujin të
rrjedhë derisa ai të pastrohet.
• Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
• Tubi i hyrjes së ujit ka një valvul sigurie
dhe një veshje me kabëll të
brendshëm.
PARALAJMËRIM
Tension i rrezikshëm.
• Nëse tubi i hyrjes së ujit dëmtohet,
hiqni menjëherë spinën nga priza
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit për zëvendësimin e tubit të
hyrjes së ujit.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të
tokëzuar dhe të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
SHQIP 3