User manual

Mos e hapni derën gjatë numërimit poshtë nëse nuk është e domosdoshme. Kjo parandalon
ndërprerjen e numërimit poshtë. Kur e mbyllni përsëri derën numërimi poshtë vazhdon nga
pika e ndërprerjes.
Anuloni një fillim me vonesë:
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të ndizen.
Kur anuloni shtyrjen e programit, anuloni gjithashtu programin e larjes.
2. Vendosni një program të ri larjeje.
Ju mund të zgjidhni programin e larjes dhe shtyrjen e programit edhe me derën e mbyllur.
Kur shtypni një prej butonave të programit, keni vetëm 3 sekonda kohë për të zgjedhur një
program tjetër larjeje apo shtyrjen e programit. Pas këtyre 3 sekondave, programi i zgjedhur
starton automatikisht.
Fundi i programit të larjes
Fikeni pajisjen në këto kushte:
Pajisja ndalon automatikisht.
Ekrani shfaq 0.
Drita treguese e përfundimit të programit do të ndizet.
1. Shtypni butonin Ndiz/Fik.
2. Hapni derën.
3. Për rezultate tharjeje më të mira, mbajeni derën e larëses së enëve paksa të hapur për
disa minuta para se të hiqni enët.
Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta dëmtohen me lehtësi.
Regjimi në pritje
Nëse nuk e fikni pajisjen në fund të programit të larjes, pajisja kalon automatikisht në
regjimin në pritje. Regjimi në pritje ul konsumimin e energjisë.
Tre minuta mbas mbarimit të programit, të gjitha dritat treguese fiken dhe ekrani dixhital
shfaq një shirit horizontal.
Shtypni një nga butonat (jo butonin e ndezjes/fikjes), për t'u kthyer te regjimi i mbarimit-të-
programit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
Pastroni filtrat
KUJDES
Mos e përdorni pajisjen pa filtrat. Sigurohuni që instalimi i filtrave të jetë i saktë. Nëse jo, do
të keni rezultate të pakënaqshme të larjes dhe dëmtime të pajisjes.
Kujdesi dhe pastrimi
17