User manual
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet prej xhami të
thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
2.5 Drita e brendshme
• Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga goditja elektrike.
• Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda pajisjes.
2.7 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme
3 52 41
10
6
7
8
5
4
3
2
1
9
1
Paneli i kontrollit
2
Çelësi i funksioneve të furrës
3
Simboli/llamba e energjisë
4
Çelësi i temperaturës
5
Simboli/treguesi i temperaturës
6
Elementi nxehës
7
Llamba
8
Ventilatori
9
Mbështetësja e rafteve, e
çmontueshme
10
Pozicionet e rafteve
www.aeg.com6