User manual
Peshk
Ushqim
Temperatura në brendësi të
ushqimit °C
Salmon 65 - 70
Trofta 65 - 70
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
Shënime për pastrimin:
• Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm
pastrimi.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas
mund të pastroni ndotjet më lehtë e
të mos i lejoni të digjen.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë te
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së pajisjes.
12.1 Mbajtëset e rafteve
Heqja e mbajtëseve të rafteve
Ju mund ta hiqni mbajtësen e raftit për
të pastruar muret anësore.
1.
Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses
nga muri anësor.
1
2
2.
Tërhiqni pjesën e pasme të shinës
mbështetëse të rafteve jashtë
mureve anësorë dhe hiqeni.
SHQIP 37