User manual
Funksioni i ngrirjes së shpejtë
Ju mund të aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë duke shtypur çelësin e ngrirjes së
shpejtë.
Drita e ngrirjes së shpejtë do të ndizet.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin në çdo kohë duke shtypur çelësin e ngrirjes së
shpejtë.
Drita e ngrirjes së shpejtë do të fiket.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë të paktën 24
orë përpara se të vendosni ushqimin që do të ngrini në dhomëzën e ngrirjes.
Vendosni ushqimin e freskët që do të ngrini në dhomëzën e sipërme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë, specifikohet në pllakëzën e
parametrave , një etiketë që ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj periudhe mos shtoni ushqime të tjera për t'u ngrirë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët dhe koshat nga
pajisja dhe vendosni ushqimin mbi raftet e ftohta për të patur rezultate sa më të mira.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që ushqimet të mos e tejkalojnë ngarkesën maksimale në anë të pjesës së
sipërme (aty ku është e pranishme)
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, si për shembull për shkak të ikjes së korrentit, nëse
ushqimi me energji ka zgjatur më shumë se vlera e treguar në tabelën e karakteristikave
teknike në "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të ringrihet (pasi është ftohur).
88
Përdorimi i parë